Rinovohet Marrëveshja me Microsoft: Në Shqipëri një infrastrukturë bashkëkohore e TIK-ut
Qeveria Shqiptare rinovon kontratën me kompaninë Microsoft. Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë Informacionit e të Komunikimit Z. Genc Pollo, Drejtori i Microsoft Europe Z. Jan Muehlfeit dhe Drejtori i Zyrës Shqiptare të Microsoft-it Z. Arsen Kurti, nënshkruan sot Marrëveshjen e re e cila do të konsistojë kryesisht në ndërtimin e një infrastrukture më bashkëkohore të Teknologjisë së Informacionit e të Komunikimit në vend (TIK, në anglisht: Information Technology IT), si dhe në trajnimin e mëtejshëm të stafit teknik në institucionet të cilat do të përfshihen në këtë marrëveshje.
“Ky është një hap tjetër i rëndësishëm drejt realizimit të Shqipërisë Digjitale- tha Ministri Pollo gjatë ceremonisë- ne kemi synime ambicioze dhe disa prej tyre do t’i bëjmë në partneritet me kompaninë më të madhe të software-ve në botë. Shqipëria do të jetë një qendër rajonale për IT-në dhe për këtë ne po punojmë fort me universitetet dhe biznesin për të hedhur çdo ditë një hap përpara. Kjo rrugë është garancia më e mirë e zhvillimit të shpejtë.”
Ndërsa Z. Muehlfeit tha ndër të tjera:
“Ky eshte nje hap shume i rendesishem ne perpjekjet tona per te bashkepunuar ngushte me Qeverine shqiptare, institucionet, kompanite dhe shoqerine me gjere. Une besoj se teknologjia ne pergjithesi dhe sherbimet e hostuara (cloud computing) ne vecanti mund te hapin potencialet e medha te popullit shqiptar, kompanive dhe sektorit publik. Jemi shume te kenaqur qe Qeveria nepermjet kesaj marreveshje SPA eshte duke u mbeshtetur te teknologjia, si garantues kyç per Shqiperine ne menyre qe te luaje nje rol te rendesishem ne Ekonomine globale. Ne duam te shprehim perkushtim te vazhdueshem per ta mbeshtetur kete. »
Në bashkëpunim me shtetin shqiptar do të krijohet një qendër inovacioni dhe biznesi me software-et që do të mundësohen falas nga Microsoft.
Gjithashtu do të zhvillohet më tej projekti e-cabinet përmes të cilit krejt qarkullimi i shkresave në Qeveri dhe administratë publike do të kryhet elektronikisht, por edhe projekte të tjera për avancimin e qeverisjes elektronike.
Sipas Marrëveshjes do të dyfishohet sasia e diteve te trajnimit të zyrtarëve teknikë IT, me fokus kryesisht në projektet që lidhen me zhvillimin e mëtejshëm të sigurisë në sistemet IT.
Një nga synimet e kësaj marrëveshjeje është zhvillimi i komunitetit të Programisteve te aplikacionit dhe çdo vit në qershor do të organizohet për ta dita: Development Day.
Në fushën e arsimit:
Campus Agrement – do të jetë pjesa e marrëveshjes që do të nënshkruhet për universitetet, të cilat përveç përfitimit nga çmime shumë të ulta të aplikuara nga Microsoft për këtë kategori institucionesh, do të punojnë për nje fokus të veçantë për përmirësimin e mëtejshëm të kurrikulave të TIK-ut si dhe në realizimin e disa “Microsoft IT Academy”, ç’ka do t’iu japë mundësi studentëve të Informatikës dhe Elektronikës të certifikohen gjatë periudhes së shkollimit në kurrikula zyrtare të Microsoft-it, si sisteme Operative, Mail System, Siguri të dhënash, Administrim Bazash të dhëna, etj.
Krijimi i “Navision Academy” pranë Universitetit të Tiranës- Fakultetit Ekonomik, do të ndihmojë në dhurimin e “MS Dynamics” si një ERP, një aplikacion për menaxhimin e burimeve të kompanive.
Programi live@edu që do të krijohet do të jetë një program falas për institucionet akademike e cila është e hostuar në platformat e Microsoft-it.
Siguria e fëmijëve në Internet – do të jetë një tjetër projekt që do të zhvillohet nga Microsoft në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit për rritjen e mëtejshme të ndërgjegjësimit të fëmijëve, prindërve dhe mësuesve për sigurinë e navigimit në internet.
Marrëveshja e parë e Qeverisë me shtetin shqiptar është nënshkruar më 2007 dhe ka konsistuar në krijimin në Shqipëri të zyrës së Microsoft Corporation por edhe në mbështetjen teknike të Qeverisë Shiptare për projektet: e-Kabinet, pyetësori elektronik, (për menaxhimin e procesit të përgatitjes së pyetësorit në kohë sa më të shpejtë dhe të saktë), projektet për denoncimet e rasteve të korrupsionit, trajnimin e mësuesve të shkollave të mesme, etj.