e-Albania

Kërko »

AKSHI Banner

Ndodheni këtu:Kreu  AKSHI  Të reja

Fjala e Ministrit Z. Genc Pollo: Marrëveshja me Microsoft, Sheraton, 15 qershor 2010

 

microsoft
“Sot nënshkruajmë, rinovojmë marrëveshjen e partneritetit strategjik me kompaninë Microsoft, një partneritet që ka qenë i vlefshëm për arritjen e objektivit tonë të madh “Shqipëria digjitale”. Nga ana tjetër Microsoft ka qenë i angazhuar për të ndikuar në publikun shqiptar për njohjen e produkteve të IT në Shqipëri, për të ndihmuar universitetet tona si dhe në projekte konkrete siç është një prej tyre, e-Kabineti. Tashmë ju e keni parë, që nga mbledhja e parë e Qeverisë pas votëbesimit në shtator të 2009-ës, Ministrat nuk kanë përpara shkresa, VKM a projektligje, por kanë vetëm Lap-Top . Por me mbështetjen e Microsoft është një projekt që do të zgjerohet edhe më tej, duke përfshirë të tërë administratën publike. Duke zhvilluar projekte të tilla në parneritet me kompaninë më të madhe të software-ve në botë besoj se objektivi ynë i “Shqipërisë digjitale” avitet më shumë.

 

Një tjetër objektiv i përbashkët i zbatueshëm nga kjo marrëveshje është krijimi i një qendre të inovacionit e të biznesit, me partneritet kryesor me Microsoft, por edhe me kompani të mëdha të tjera të fushës si Sisco, apo Hewlett Packards, etj. Përmes këtij projekti do të trajnohen punonjësit e sistemit publik por edhe privat, përfshirë këtu universitetet, në mënyrë që të nxisë forcat e kualifikuara për zhvillimin e biznesit të teknologjisë së informacionit e të komunikimit në vendin tonë. Kjo i shërben ambicies së Shqipërisë për t’u bërë një qendër rajonale e IT-së dhe e prodhimit të programeve kompjuterike.

 

Krahas kësaj, marrëveshja fokusohet në mënyrë të veçantë në arsim, përmes projekteve Campus Agreement dhe përmes akademive të ndryshme, që parashikohen të ngrihen, me përkrahjen e Microsoft-it në universitetet tona. Do të ketë mbështetje digjitale për sistemet IT të universiteteve, një prej tyre është live@edu, përmes së cilit domain- i një universiteti do të mund të përdoret gjerësisht nga profesorët, por edhe nga studentët, me përkrahjen teknike të Microsoftit që ofron sistemin, etj.

 

Interneti dhe IT-ja në përgjithësi janë një mjet e një botë e mrekullueshme, por kanë edhe anë të tyre të panjohura dhe jo të mira. Është ndër detyrimet tona që të marrim të gjitha masat që përdorimi i internetit për fëmijët të jetë i sigurt, sepse jemi njohur gjerësisht nga përvoja botërore, por edhe përvoja jonë, për abuzime ndaj fëmijëve apo keqpërdorim të internetit nga ana e tyre. Për këtë duhen masa teknike sigurie, por edhe një ndërgjegjësim i prindërve dhe i vetë fëmijëve për mënyrën e përdorimit të internetit e teknologjisë, që asgjë të mos lëndojë, cënojë fëmijët. Jam shumë i gëzuar që edhe në këtë pikë ne do të kemi mbështetjen e Microsoft-it. “

 

 

pass_si

Kërkon të dish

Lajme

Shërbime të reja

logo_akt

 

© Copyrigh 2009 e-Albania