Parandalimi, diagnostikimi dhe trajtimi i problemeve të mirërritjes, zhvillimit dhe riaftesimit të fëmijëve nga mosha 0-6 vjeç - Shërbimi | e-Albania.al
Service





Kreu > Parandalimi, diagnostikimi dhe trajtimi i problemeve të mirërritjes, zhvillimit dhe riaftesimit të fëmijëve nga mosha 0-6 vjeç

  • Qendra Kombëtare e Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve Tiranë

Kontakte

Nr.Tel: 00355 4 23 51 893

E-mail: qkmzhrf@hotmail
.com

Adresa: Rruga "Haki Stërmilli", Kombinat, Tiranë

Kodi Postar: 1001



Parandalimi, diagnostikimi dhe trajtimi i problemeve të mirërritjes, zhvillimit dhe riaftesimit të fëmijëve nga mosha 0-6 vjeç

Pershkrimi

Q.K.M.ZH.R.F e krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.325, datë 23.06.2000 është një qendër diagnostifikimi, kurimi, edukimi, dhe trajtimi për problemet e mirërritjes, zhvillimit dhe rehabilitimit të fëmijeve të moshës 0-6 vjeç e financuar nga shteti dhe në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Ka si mision të saj përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve me nevoja të veçanta dhe synon të mbështesë prindërit e tyre ne proçesin e mirërritjes, kujdesit dhe edukimit të tyre. Qendra është polivalente dhe trajton një numër të madh patologjish si: Paraliza cerebrale(PC),3. Çrregullimet e Spektrit të Autizmit (autizëm, Asperger, Rett, etj..), Paaftësia intelektuale, anomalitë kromozomike, çrregullimet e vëmendjes së pamjaftueshme me hiperaktivitet (ADHD), çrregullimet e sjelljes, etj... Qendra ofron shërbimin ambulator dhe hospitalor për fëmijët që trajtohen e diagnostikohen nga ekipi multidisiplinar i saj (mjek pediatër, mjek psikiatër, psikologë, punonjës social, fizioterapist, logopedist, ergoterapist si dhe terapist zhvillimi). Fëmija në qendër i nënshtrohet një vlerësimi psiko-motor, somatik, neurologjik dhe antropometrik. Fëmija testohet për të vlerësuar moshën mendore dhe zhvillimin neurologjik të tij. Pasi është testuar, fëmija përfiton terapi individuale (fizioterapi, logopedi, ergoterapi dhe terapi zhvillimi) ose terapi grupi (kopsht edukativo-terapeutik, kopsht bioterapeutik).

Dokumentacioni Shoqërues i Kërkuar


Në bazë të Urdhërit të Ministrit të Shëndetësisë nr. 526 datë 12.10.2009 “Për zbatimin e sistemit të referimit të pacientëve në shërbimin shëndetësor” çdo fëmijë që ka nevojë për shërbimet mjekësore që ofrohen në Q.K.M.ZH.R.F duhet të paraqesë:

  1. Letër rekomandimi të lëshuar nga mjeku i familjes, tek i cili është rregjistruar.
  2. Në momentin e paraqitjes, fëmija duhet të jetë i pajisur me Librezën shëndetësore.
  3. Çertifikatë personale të fëmijës.

Hapat e Procedurës


Për shërbimin ambulator

Fëmija pas testimit e diagnostikimit nga mjeku kurues përfiton terapinë përkatëse 2-3 herë në javë dhe pas 4 javësh terapi bëhet rivlerësimi i fëmijës.

 

Për shërbimin hospitalor

Fëmija duhet të shtrohet çdo 6 javë pas shtrimit paraardhës që zgjat 2 javë.

Periudha e Vlefshmërisë


Është në varësi të gjykimit të mjekut kurues dhe të ecurisë së gjëndjes shëndetësore të fëmijës.

Tarifat dhe Taksat


Aktualisht e papërcaktuar

Harta


Kerko sipas Qytetit (Tirane) ose Kodit Postar (psh 1031)



Zyra : Rruga "Haki Stërmilli", Kombinat
Numri i Rrugës :
Qyteti : Tiranë
Email : qkmzhrf@hotmail.com
Telefon : 00355 4 23 51 893
Adresa : Sheshi Skënderbej, Tirana 1001, Albania

Pas



     
Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian Ky projekt është realizuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ky portal është krijuar me ndihmën e Bashkimit Europian

Përmbajtja e këtij portali është përgjegjshmëri e projektit "EuropeAid/131431/C/SER/AL- Albania"

dhe nuk përfaqëson, në asnjë mënyrë, pikëpamjet e Bashkimit Europian