Lëshim autorizimi për magazinë doganore të tipit A, B, C, E, F - Shërbimi | e-Albania.al
Service





Kreu > Lëshim autorizimi për magazinë doganore të tipit A, B, C, E, F

  • Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Kontakte

Nr.Tel: +355 4 225 65 47

E-mail: procedurat@doga
na.gov.al

Adresa: Rruga e Durrësit, Laprakë., Tiranë

Kodi Postar: 1000



Lëshim autorizimi për magazinë doganore të tipit A, B, C, E, F

Pershkrimi

Në bazë të Vendimit nr. 205, datë 13.4.1999 të Këshillit të Ministrave “Për Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor”, të ndryshuar me VKM nr. 274, datë 13.04.2010 krijohet Drejtoria e Proçedurave, Kontrollit të Pagesave dhe Garancive Doganore Kjo drejtori administron proçedurat doganore dhe lëshimin e autorizimeve për to, si dhe për agjentët doganorë. Kjo drejtori, në përputhje me dispozitat në fuqi:

  • Administron dokumentacionin për lëvizjen e mallrave dhe të bagazheve brenda territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, deklaratat përmbledhëse, dokumentet për magazinimin e përkohshëm të mallrave dhe për deklarimin doganor;
  • Administron dokumentet për turizmin ndërkombëtar, proçedurat e vendosjes në qarkullim të lirë dhe të eksportit, proçedurat e tranzitit, të përpunimit aktiv dhe pasiv, të përpunimit nën kontroll doganor, të lejimit të përkohshëm, proçedurat e magazinimit doganor, zonat e lira dhe magazinat e lira;
  • Administron dokumentet për magazinat e furnizimit dhe “Duty Free Shops”, furnizimet dhe pajisjet për përdorim në bord të mjeteve të transportit, për ndalimet dhe kufizimet në importin dhe eksportin e mallrave me karakter fito-sanitar;
  • Administron rregullat, si dhe proçedurat e dhënies së garancisë, të monitorimit dhe të zhbllokimit të tyre;
  • Kontrollon dhe monitoron të gjitha pagesat në sistem, përgatitjen e proçedurave të kreditimit të pagesave dhe të kontrollit të tyre me bankat e thesarin;
  • Përgatit raportime periodike 1 (një)-mujore, për kreditë dhe debitë e trashëguara për shkak të veprimtarisë doganore;
  • Jep udhëzimet e nevojshme për përdoruesit në lidhje me sistemet e të dhënave, të formularëve, të regjistrave dhe të blloqeve përkatëse, të nevojshme në lidhje me proçedurat doganore".

Dokumentacioni Shoqërues i Kërkuar


Dokumentacioni kryesor specifik që duhet për dhënien e Autorizimit per Magazine Doganore te Tipit A, B, C, E, F i parashikuar në Dispozitat Zbaruese të Kodit Doganor është:

 

  1. Kërkesë tip (Aneksi 26 i Dispozitave Zbatuese të Kodit Doganor, www.dogana.gov.al/doc /A26.pdf);
  2. Certifikatën e NIPT-it fotokopje e noterizuar;
  3. Aktin e pronësisë se ambientit, ose kontratë qeramarrje;
  4. Planimetri të ambienteve të planifikuara për magazinë doganore;
  5. Një raport ekonomik minimalisht 2-vjeçar, (sipas aneksit 2 te Dispozitave Zbatuese të Kodit Doganor);
  6. Një opinion nga Dega e Tatimeve në lidhje me aktivitetin e saj ekonomik;
  7. Aktin e kalibrimit të konteniereve në rastet kur në to depozitohen lëngje apo rifuxho;
  8. Dëshmi penaliteti, vërtetim se shoqëria nuk është në proces likuidimi;
  9. Dokumente ligjor të themelimit të shoqërisë;
  10. Garanci bankare.

 

*Dokumentacion shtesë

 

  1. Një opinion nga Dega e Doganore ku operon subjekti në lidhje me plotësimin e kushteve teknike në terren për përfitimin e autorizimit

Hapat e Procedurës


  1. Depozitimi i kërkesës dhe dokumetacionit të nevojshëm për regjim të Magazinës Doganore;
  2. Shqyrtimi i kërkesës ;
  3. Miratimi/refuzimi (me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave) i kërkesës për regjim të Magazinës Doganore;
  4. Njoftimi i strukturave doganore në lidhje me vendimin për miratimin e kërkesës për regjim të Magazinës Doganore;
  5. Njoftimi i kërkuesit në lidhje me vendimin për miratimin/refuzimin e kërkesës për regjim të Magazinës Doganore.

Afati i Marrjes së Vendimit


30 (tridhjetë) ditë pune.

Periudha e Vlefshmërisë


Pa afat.

Tarifat dhe Taksat


Pa kosto financiare.

Harta


Kerko sipas Qytetit (Tirane) ose Kodit Postar (psh 1031)



Zyra : Rruga e Durrësit, Laprakë.
Numri i Rrugës :
Qyteti : Tiranë
Email : procedurat@dogana.gov.al
Telefon : +355 4 225 65 47
Adresa : Sheshi Skënderbej, Tirana 1001, Albania

Pas



     
Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian Ky projekt është realizuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ky portal është krijuar me ndihmën e Bashkimit Europian

Përmbajtja e këtij portali është përgjegjshmëri e projektit "EuropeAid/131431/C/SER/AL- Albania"

dhe nuk përfaqëson, në asnjë mënyrë, pikëpamjet e Bashkimit Europian