Regjistrimi i markave Tregtare dhe te Sherbimit - Shërbimi | e-Albania.al
Service





Kreu > Regjistrimi i markave Tregtare dhe te Sherbimit

  • Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave

Kontakte

Nr.Tel:

E-mail:

Adresa:

Kodi Postar:



Regjistrimi i markave Tregtare dhe te Sherbimit

Pershkrimi

Regjistrimi i makave tregtare dhe te sherbimit ne territorrin e Republikes se Shqiperise rregullohet nga Ligji 9947, "Per Pronesine Industriale", Dt. 07.07.2008 se edhe nga VKM Nr.1706, datë 29.12.2008, Për Miratimin e Rregullores për Regjistrimin e Markave Tregtare dhe të Shërbimit. Procedurat e percaktuara ne bazen ligjore te permendur me siper, adminsitrohen nga DPPM.

Dokumentacioni Shoqërues i Kërkuar


  1. Formularin FM1 të nënshkruar nga aplikanti ose përfaqësuesi i tij i cili në momentin e depozitimit duhet të përmbajë në mënyrë të veçantë të dhënat mbi: emrin dhe adresën e aplikantit, të shpikësve dhe përfaqësuesit të autorizuar -deklaratën për prioritet nëse pretendohet për prioritet
  2. Përfaqësimin (pamjen) e markës, për të cilën kërkohet regjistrimi
  3. Listën e mallrave dhe/ose të shërbimeve, për të cilat kërkohet regjistrimi, në përputhje me klasifikimin ndërkombëtar për mallrat dhe shërbimet
  4. Deklaratën e prioritetit, nëse pretendohet një gjë e tillë
  5. Dokumentin, që vërteton pagesën e tarifës së caktuar për depozitimin
  6. Autorizimin e përfaqësimit kur aplikimi depozitohet nga përfaqësuesi i aplikantit. Autorizimi i përfaqësimit duhet të përmbajë nënshkrimin e aplikantit të vërtetuar nga noteri kur aplikanti është person fizik dhe kur aplikanti është person juridik, nënshkrimin e përfaqësuesit ligjor edhe vulën e tij
  7. Akti i regjistrimit te subjektit sipas legjislacionit ne fuqi

Hapat e Procedurës


Aplikimi me dokumentat e kerkuara me siper depozitohet ne DPPM. Pasi aplikimi ekzaminohet nga zyra vendoset data e depozitimit dhe me pas publikohet ne buletinin zyrtar te Pronesise Industriale. Zyra pret per nje periudhe kohore 3 muaj nga data e publikimin per kerkesa per kundershtim te regjistrimit te markes. Nese ne DPPM depozitohet nje e tille ajo shqyrtohet nga bordi i apelimit dhe ai vendos ose vazhdimin e procedurave te regjistrimit ose refuzimin e aplikimit. Nese nuk ka nje kerkese per kundershtimin e regjistrimit ose bordi i apelimit ka vendosur vashdimin e procedurave te regjsitrimit, DPPM e fton aplikantin e markes qe te beje pagesen e regjistrimit te markes dhe pasi behet pagesa DPPM lëshon certifikaten e regjistrimit te markes, ose ne te kundert e refuzon aplikimin per mos pagese te tarifes se regjistrimit.

Periudha e Vlefshmërisë


10 vjet me te drejte te zgjatjes se periudhes se regjistrimit cdo 10 vjet, pafundesisht

Tarifat dhe Taksat


5 000  Lek per aplikimin baze (i cili perfshin 1 klase) + 2500 Lek per cdo klase shtese (sipas klasifikimit te NICE) + 6500 lek tarifen e regjistrimit te markes.

Harta


Kerko sipas Qytetit (Tirane) ose Kodit Postar (psh 1031)



Nuk ka asnje zyre ne keto kordinata!
Pas



     
Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian Ky projekt është realizuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ky portal është krijuar me ndihmën e Bashkimit Europian

Përmbajtja e këtij portali është përgjegjshmëri e projektit "EuropeAid/131431/C/SER/AL- Albania"

dhe nuk përfaqëson, në asnjë mënyrë, pikëpamjet e Bashkimit Europian