Dhënie "Vërtetimi", që nuk ka detyrime ndaj personave fizikë dhe juridikë, privatë apo shtetëror - Shërbimi | e-Albania.al
Service





Kreu > Profilet > Qeveria> Dhënie "Vërtetimi", që nuk ka detyrime ndaj personave fizikë dhe juridikë, privatë apo shtetëror

  • Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit

Kontakte

Nr.Tel: +355 4 2 232 890, 0674061006

Adresa: Rruga e "Kavajës", Tiranë

Orari

Orari i pranimit të kërkesave 08:00 – 09:00.

Dhënia e vërtetimeve 13:00-16:00.



Dhënie "Vërtetimi", që nuk ka detyrime ndaj personave fizikë dhe juridikë, privatë apo shtetëror

Pershkrimi

Ky shërbim ofrohet nga 22 Zyra Përmbarimore ndaj personave që kërkojnë të vërtëtojnë pranë institucioneve të ndryshme që nuk kanë detyrime ndaj personave fizikë dhe juridikë, privatë apo shtetërorë. Këto vërtetime jepen në zbatim të nenit 52 dhe 53 të Ligjit nr.8485, datë 12.05.1999 “Kodi i Procedurës Administrative”, i ndryshuar si dhe të Udhëzimit nr. 13, datë 12.02.2009 i mbështetur në Ligjin 9975, datë 28.07.2008, “Për taksat kombëtare” i ndryshuar.

Dokumentacioni Shoqërues i Kërkuar


Për dhënien e këtyre vërtetimeve duhet të paraqitet dokument identifikimi për saktësimin e të dhënave të personit të interesuar për tu pajisur me vërtetim.

Hapat e Procedurës


Nga Zyra Përmbarimore bëhet verifikimi i regjistrit për personat që kërkojnë vërtetime të cilat kërkohen si dokumentacion plotësues nga qytetarët, punonjesit e administrates,bizneset , apo institucionet publik, e interesuara për paraqitjen e këtyre vërtetimeve.

Afati i Marrjes së Vendimit


Jepen menjëherë pas verifikimit të regjistrit përkatës megjithatë afati i detyrueshëm përcaktohet në pëputhje me nenin 53 të Ligjit nr.8485, datë 12.05.1999 “Kodi i Procedurës Administrative” (brenda 10 ditëve nga paraqitja e kërkesës).

Periudha e Vlefshmërisë


Periudha e vlershmëria  së Vërtetimit është 3 muaj.

Tarifat dhe Taksat


Kostoja për realizimin e këtij shërbimi është në shumën 200 lekë.

Harta


Kerko sipas Qytetit (Tirane) ose Kodit Postar (psh 1031)



Zyra : Rruga e "Kavajës"
Numri i Rrugës :
Qyteti : Tiranë
Email :
Telefon : +355 4 2 232 890, 0674061006
Adresa : Sheshi Skënderbej, Tirana 1001, Albania

Pas



     
Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian Ky projekt është realizuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ky portal është krijuar me ndihmën e Bashkimit Europian

Përmbajtja e këtij portali është përgjegjshmëri e projektit "EuropeAid/131431/C/SER/AL- Albania"

dhe nuk përfaqëson, në asnjë mënyrë, pikëpamjet e Bashkimit Europian