Programet aktive të tregut të punës (nxitje punësimi) - Shërbimi | e-Albania.al
Service





Kreu > Tema > Programet aktive të tregut të punës (nxitje punësimi)

  • Shërbimi Kombëtar i Punësimit

Kontakte

Adresa: Bulevardi "Bajram Curri", Tiranë



Programet aktive të tregut të punës (nxitje punësimi)

Pershkrimi

Në bazë të ligjit Nr. 7995 datë 20.9.1995 “PER NXITJEN E PUNESIMIT” i (ndryshuar me ligjin Nr. 8444, datë 21.0.1.1999, me ligjin Nr. 8862 datë 7.03.2002 dhe me ligjin 9570 datë 3.7.2006).1. Qëllimi i ligjit në lidhje me punësimin, formimin e kualifikimin profesional, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe fondin e punësimit është ndjekja e politikave aktive të përgjithëshme për të mbeshtetur punësimin e plotë, produktiv dhe të zgjedhur lirisht. Shteti krijon dhe zhvillon zyrat e punësimit, që veprojnë nën kontrollin e një autoriteti qëndror, për të përmbushur të drejtën e gjithë shtetasve residentë në Shqipëri.Programet janë V.K.M. Nr.47 datë 16.01.2008 "Formim nëpërmjet punës", V.K.M. Nr. 48 datë 16.01.2008 "Punësim i grupeve në vështirësi", V.K.M. Nr.27 datë 11.01.2012 "Punësimi i femrave nga grupet e veçanta", V.K.M. Nr.199 datë 11.01.2012 "Punësimi i të rinjve, që hyjnë për herë të parë në punë", V.K.M. Nr. 873 datë 27.12.2006 "Praktika profesionale për studenta".

Dokumentacioni Shoqërues i Kërkuar


  1. Të ketë të paktën tre muaj që ushtron aktivitetin e tij.
  2. Vendimin e gjykatës për regjistrim si person juridik ose vendimin e Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit.
  3. Vërtetimin e identifikimit të personit të tatueshëm (NIPT-in).
  4. Vërtetimin për shlyerjen e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore që lëshohen nga organi tatimor përkatës, për një periudhë kohore njëvjeçare nga çasti і aplikimit.Për subjektet të cilat kanë më pak se një vit, për aq kohë sa ushtron veprimtarinë.
  5. Vërtetimin nga dega e tatim-taksave ku personi juridik ushtron veprimtarinë, për shlyerjen e detyrimeve tatimore për një periudhë kohore njëvjeçare nga çasti і aplikimit. Për subjektet të cilat kanë më pak se një vit, për aq kohë sa ushtron veprimtarinë.
  6. Vërtetim mbi numrin e llogarisë bankare të lëshuar nga banka.
  7. Informacion për:
  • Numrin e fuqisë punëtore;
  • Nivelin e pagës së dhënë për çdo person;
  • Profesionin, për të cilin do të punwsohen punëkërkuesit e papunë;
  • Dobishmërinë social-ekonomike, që do të sjellë aplikimi і këtij programi në zonën përkatëse, mbështetur në mundësitë reale, kapacitetet e lira, që ofron subjekti, kushtet e punës, në përputhje me sipërfaqen, makineritë,pajisjet, etj.

Hapat e Procedurës


Paraqitja pranë zyrës përkatëse të punësimit, duke u regjistruar si punëkërkues i papunë dhe për të marr shërbimet e ofruara nga këto programe, si punësim, formim, apo praktika profesionale.Gjithashtu edhe punëdhënësit e interesuar duhet të paraqiten për të marr informacionin e duhur mbi funksionimin e këtyre programeve plotësimin e kritereve dhe fillimin e proçedurës së nevojshme për pjesëmarrje.

Afati i Marrjes së Vendimit


Këto programe janë me Vendim të Këshillit të Ministrave, ku përcaktohen edhe disa kushte bazë. Punëdhënësi duhet të mos ketë shkelur legjislacionin e punës dhe të jetë i rregullt me detyrimet ligjore.    

Periudha e Vlefshmërisë


Pjesëmarrja në këto programe është gjatë gjithë vitit, pasi çdo vit Qeveria akordon fond për këto programe.

Tarifat dhe Taksat


Për punëmarrësin nuk ka kosto mjafton të jetë i regjistruar pranë zyrës së punës, për punëdhënësin kosto janë proçedura dhe përgatitja e dokumentacionit përkatës (si psh. noterizimet dhe vërtetimet e kërkuara)

Harta


Kerko sipas Qytetit (Tirane) ose Kodit Postar (psh 1031)



Zyra : Bulevardi "Bajram Curri"
Numri i Rrugës :
Qyteti : Tiranë
Email :
Telefon :
Adresa : Sheshi Skënderbej, Tirana 1001, Albania

Pas



     
Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian Ky projekt është realizuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ky portal është krijuar me ndihmën e Bashkimit Europian

Përmbajtja e këtij portali është përgjegjshmëri e projektit "EuropeAid/131431/C/SER/AL- Albania"

dhe nuk përfaqëson, në asnjë mënyrë, pikëpamjet e Bashkimit Europian