Aplikim për Pasaportë Biometrike
Çdo shtetas shqiptar ka te drejte te pajiset me pasaporte biometrike. Aplikimi për pasaporte biometrike behet pranë çdo qendre aplikimi pranë zyrave të gjendjes civile. Shtetasi mund i cili ka mbushur moshën 16 vjeç mund te aplikoje njëkohësisht për të dy dokumentet e identitetit. Në këtë shtetasi vepron në të njëjtën mënyrë si për letërnjoftimin elektronik.
Në rast të aplikimit më vete për pasaportë biometrike shtetasi vepron si më poshtë.
a) Për shtetasit nën moshën 16 vjeç, aplikimi për pasaportë biometrike bëhet vetëm në prezencë të paktën të njërit prej prindërve, të kujdestarit ligjor ose të përfaqësuesit me prokurë të posaçme. Në këtë rast duhet të paraqiten dokumentet e mëposhtme:
-
Kuponi për aplikim (kupon i pagesës)
-
Një dokument i vlefshëm me fotografi që vërteton identitetin e tij. Një dokument i tillë mund të jetë:
b) Për shtetasit nën moshën 16 vjeç, aplikimi për pasaportë biometrike behet duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:
-
Kuponi për aplikim (kupon i pagesës)
-
Vetëm letërnjoftimi elektronik
Tërheqja e pasaportës biometrike bëhet pranë zyrave të shpërndarjes në Drejtorinë e Policisë përkatëse. Tërheqja e pasaportës kryhet nga aplikanti, nga kujdestari ligjor për shtetasit nën 16 vjeç ose persona të autorizuar me prokurë të posaçme si dhe nga pjesëtarë të afërt të familjes (bashkëshorti/ja, prindi,fëmija)
Aplikimi për letërnjoftim elektronik mund te behet ne çdo qendre aplikimi pranë njësive te qeverisjes vendore.
Tërheqja e letërnjoftimit elektronik behet pranë zyrës ne te cilën është bere aplikimi vetëm nga vete aplikanti.