|
Informacionet që u ofrohen punonjësve të administratës publike i përkasin dy kategorive.
Njëra kategori përmban informacion i cili është i disponueshëm për të gjithë dhe nuk është e nevojshme që përdoruesi të identifikohet paraprakisht për të aksesuar informacaionin. Ky informacion është i publikuar në faqet zyrtare të internetit të institucioneve që ofrojnë shërbimet përkatëse.
Ndërsa kategoria e dytë përfshin informacione të cilat janë të aksesueshme vetëm për punonjës të autorizuar, të cilët janë të pajisur paraprakisht me emër përdoruesi dhe fjalëkalim. Pajisja me emër përdoruesi dhe fjalëkalim realizohet nga autoriteti që ofron shërbimin përkatës. Informacioni dhe shërbimet e kësaj kategorie janë të aksesueshme vetëm nëpërmjet rrjetit qeveritar, GovNet.
|