Organizohet Konferenca për prezantimin e dokumentit për “Politikat në sektorin e komunikimeve elektronike”
U organizua sot konferenca për “Politikat në sektorin e komunikimeve elektronike.” Qëllimi i këtij eventi ishte prezantimi i dokumentit të politikave të qeverisë për të ardhmen e sektorit të komunikimeve elektronike si dhe të planit përkatës të zbatimit.
Pjesmarrës në këtë konferencë ishin përfaqësues të Qeverisë, donatorë si dhe grupe të ndryshëm të interesit.
Gjatë konferencës Ministri Pollo tha ndër të tjera: “Sot ju paraqesim një dokument të rëndësishëm për sektorin e komunikimeve elektronike, i cili do të udhëheqë nesër punën e qeverisë, të rregullatorëve, të operatorëve e të gjithë aktorëve të tjerë. Sot Shqiperia ka nje penetrim te telefonise celulare në mbi 100%, shifer gati e njejte kjo me mesataren e BE prej 111%. Perdorimi i internetit eshte shtuar ndjeshem, kemi shenuar rritjen me te shpejte ne Evrope dhe kete e tregon me se miri shumefishimi 30 here brenda nje viti i lidhjeve ADSL, ofrimi i internetit ne shkolla ne masen 100%, ne saje te nje programi te Qeverise te iniciuar ne vitin 2006, rritja e numrit te ofruesve te sherbimit te internetit dhe pa dyshim ofrimi i sherbimit internet permes teknologjise mobile GPRS dhe EDGE, qe ka rritur ndjeshem dhe numrin e perdoruesve te Internetit.
Imperativi real dy vitet e ardhshme në Shqipëri do jetë, adaptimi i teknologjive të reja dhe i komunikimeve elektronike për njerëzit dhe punën e tyre, më shumë se sa detyrimi i njerëzve për t’ju adaptuar atyre. Por ndërsa teknologjia na hap horizonte të reja, do të nevojiten ndryshime edhe më të mëdha. Në një marrëdhënie konstante me teknologjitë e reja, njerëzit dhe organizatat, duhet të ndryshojnë, në mënyrë të paevitueshme mënyrën e bërjes së gjërave prej tyre, për të shfrytëzuar sic duhet mundesitë. Për më tepër, në Epokën e Informacionit, organizimi në rrjet dhe qeveria në rrjet, janë pjesë e një shoqërie në rrjet. Pika kyc për Qeverinë Shqiptare është që vendi ka talentin, aftësitë dhe dijet e përdorimit të mjeteve elektronike po aq efektivisht sa edhe vendet e tjera të OECD.”
Dokumenti i ri i politikes percakton strategjine afatmesme te qeverise per zhvillimin e rrjeteve dhe sherbimeve te komunikimeve elektronike ne Republiken e Shqiperise. Ky dokument zevendeson dokumentin e politikave te miratuar ne vitin 1999 per sektorin e telekomunikacioneve, rishikon situaten aktuale te tregut shqiptar te komunikimeve elektronike dhe merr në konsideratë zhvillimet teknologjike te tregut ne vend dhe ato ne tregun me te gjere europian.
Objektivi kryesor i dokumentit te politikes eshte te pershkruaje vizionin e qeverise shqiptare, që buron nga “Strategjia Kombetare per Zhvillim dhe Integrim 2007-2013”, per te ardhmen e sektorit te komunikimeve elektronike.
Qe nga viti 1999 kane ndodhur ndryshime te rendesishme ne këtë sektor. Operatoret e telekomunikacionit kane kaluar nga pronesia shteterore ne pronesi private. Investimet e reja kane sjelle nje transformim te rrjeteve nga analoge ne dixhitale, dhe ky investim ka bere gjithashtu qe sherbimet e levizshme te kapercejne me shpejtesi kerkesen per sherbime tradicionale fikse.
Sfida tjeter eshte
broadband, i cili sjell tek konsumatoret nje game me te madhe sherbimesh, fikse dhe te levizshme, telefoni, te dhena, TV dhe internet. Ne zemer te kesaj politike eshte liberalizimi i spektrit radio ne Shqiperi, duke ndjekur tendencat nderkombetare me krijimin e nje “ekonomie wireless/ pa tel”.
Gjithashtu Shqiperia, me anën e këtij dokumenti synon te ndjeke mekanizmat e BE-së per implementimin dhe zhvillimin e regjimit rregullator per komunikimet elektronike.
Dokumenti i politikave i qeverisë ka për qëllim të realizojë këto sfida nëpërmjet krijimit të kushteve atraktive të tregut për investitorët dhe duke u dhënë konsumatorëve shqiptarë zgjedhje dhe çmime më të mira.
16 Shkurt 2010