e-Albania

Kërko »

Ndodheni këtu:Kreu  Kushtet e përdorimit

Kushtet e përdorimit të portalit e-Albania.al


Bazuar në VKM Nr.248, datë 27.04.2007 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, e ndryshuar me VKM Nr.837, datë 29.07.2009, pika 2/d, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është përgjegjëse për krijimin e portalit qeveritar.
 
Portali Qeveritar i Republikës së Shqipërisë, e-Albania.al, përmban informacion përmbledhës dhe lidhje të faqeve zyrtare të internetit të institucioneve të tjera.
 
Gjatë përdorimit të këtij portali mund t’ju nevojitet të aktivizoni kontrollin ActiveX të browser-it tuaj për të lejuar shfaqjen e videove të ofruara në portal. Portali nuk përdor aplikime të tilla si Applet-et në Java apo Cookies, të cilat dëmtojnë të dhënat tuaja personale.
 
Gjatë navigimit në portal, në skedarët log të server-it ruhen të dhëna si adresa IP, data, koha dhe faqet e vizituara nga përdoruesi. Të dhënat e ruajtura në server përdoren vetëm për qëllime statistikore.
 
Të dhënat tuaja personale dhe informacioni i dhënë në rubrikën “Përshtypje” dhe “Dërgo me e-mail”, ruhen në server në mënyrë anonime.
 

Informacionet që ruhen në server janë konfidenciale, nuk ju ofrohen palëve të treta dhe përdoren në përputhje të plotë me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

pass_si

Kërkon të dish

Lajme

Shërbime të reja

logo_akt

Agjencia Kombëtare e
Shoqërisë së Informacionit

 

© Copyrigh 2009 e-Albania