Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit z. Genc Pollo dhe Z. Endri Hasa, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, morën pjesë sot në konferencën e tretë “Microsoft Day”, organizuar nga Microsoft Albania në hotel Sheraton.
Sot në ambientet e Kryeministrisë u shpall formalisht në një ceremoni çelja e Qendrës së parë Burimore dhe të Trajnimeve për TIK-un, PROTIK, një aleancë publik-privat ndërmjet disa partnerëve.
Çdo projekt që ka të bëjë me moshën dixhitale do të jetë i pari, krahasuar me gjithë të tjerat. Janë në zbatim e sipër 125 projekte dhe kërkohet finalizimi i tyre brenda vitit 2012. Është e domosdoshme të rishqyrtohen edhe një herë të gjitha këto projekte, në përputhje me buxhetin.
Ne datat 26 dhe 27 Shtator 2011 zhvillohet ne Hotel Tirana International, Forumi i Pare i Projektit te Monitorimit per komunikimet elektronike dhe shoqerise e informacionit per vendet kandidate dhe potencial-kandidate te Bashkimit Evropian.
U mbajt sot në Tiranë, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS), forumi “Përdorimi i TIK për një Trashëgimi Kulturore të Qendrueshme” organizuar nga fondacioni Art & Trashëgimi me mbështetjen e MTKRS dhe Ministrisë për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit (MITIK).
Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo ishte i pranishëm sot në nënshkrimin e marrëveshjes mes Albtelecom në Shqipëri dhe Telekom Italia Sparkle për projektin e rritjes së kapacitetit të kabllit transadriatik me fibra optike Bari-Durrës.
Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo dhe Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare Sh.a. z. Arqile Gorea vizituan sot një nga 510 qendrat në vend me shërbim interneti falas, nëpërmjet Postës Shqiptare, pikërisht në Qytetin Studenti.
Sot Ministri për Inovacionin dhe TIK Z. Genc Pollo, Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI Z. Endri HASA dhe Drejtori i Misionit të USAID në Shqipëri, z. Xhozef Uilliams morën pjesë në fillimin e Programit për Sigurinë Kibernetike në Shqipëri.