e-Albania

Kërko »

AKSHI Banner

Ndodheni këtu:Kreu  AKSHI  Të reja

Mblidhet GNP për Strategjinë për Parandalimin, Luftën kundër Korrupsionit dhe Qeverisjen Transparente

 

Nën drejtimin e Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit z. Genc Pollo u zhvillua sot mbledhja e përbashkët e Grupit Ndërministror të Punës (GNP) i përbërë nga 13 zëvendësministra të Qeverisë, si dhe Grupi Ndërministror Teknik (GNT),  përfaqësuar nga specialistët e fushës për çdo institucion përkatës) për Strategjinë për Parandalimin, Luftën kundër Korrupsionit dhe Qeverisjen Transparente.


Gjatë mbledhjes Ministri Pollo tha: “Është arritur me të vërtet diçka që nuk mund të pretendonim se e kishim më përpara. Pra, një plan veprimi i detajuar, me parashikimet dhe veprimet kapilare në çdo ministri, në çdo agjenci, rishikime tërësore procedurash dhe raportim i saktë për punën e kryer në këtë drejtim. Kuptohet që korrupsioni është i vështirë të identifikohet në një mënyrë pothuaj të plotë. Por jemi të bindur se rregullat e qarta, angazhimi për zbatimin e tyre, e bën korrupsionin pothuaj të pamundur. Fakti që këto rregulla janë ndërtuar në këtë mënyrë shpjegon edhe pse shumë agjenci ndërkombëtare, që monitorojnë qeverisjen e mirë si dhe korrupsionin, i japin nota gjithmonë e më të mira Shqipërisë dhe kanë lavdërime gjithmonë e më të qarta, e të shprehura, për qeverinë tonë. Ky është një projekt për antikorrupsionin, që tashmë ne e bëjmë edhe me përkrahje ndërkombëtare me 2.1 mln euro të dhëna nga KE-ja dhe me asistencë teknike të BE-së, çka ka përmirësuar metodologjinë tonë. Besoj se me këto ritme që do të ecim, vërtet që do të të arrijmë aty ku kemi premtuar, pa harruar ndonjëherë që korrupsioni dhe abuzimi me detyrën ndodh edhe në vendet e zhvilluar, edhe në vendet e pasura. Ne besojmë se ato që i kemi vendosur si detyra do t’i realizojmë me një punë të vazhdueshme, permanente por edhe me një ide të qarta, siç është strategjia dhe planveprimi që kemi përpiluar tashmë.”


Strategjia për Parandalimin, Luftën kundër Korrupsionit dhe Qeverisjen Transparente dhe Plani i Veprimit për këtë strategji të miratuara më 8 mars 2010 bëjnë të mundur që në çdo ministri, dikaster dhe agjenci shtetërore  të verifikohet dhe reformohet çdo hap, veprimtari ose  procedurë, që lë shteg për rryshfet apo të tjera veprime korruptive.


Tashmë Strategjia kundër korrupsionit mbështetet me një projekt afro 2.1 mln Euro nga Komisioni Europian dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës.

 

 

pass_si

Kërkon të dish

Lajme

Shërbime të reja

logo_akt

 

© Copyrigh 2009 e-Albania