e-Albania

Kërko »

AKSHI Banner

Ndodheni këtu:Kreu  AKSHI  Të reja

Ministri Pollo: “Edhe 180 mln USD për ndërtimin e rrugëve rajonale dhe lokale”

 
fshzh-fotoU organizua sot mbledhja e Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) ku u diskutua mbi aktivitetin e kryer për vitin 2009, veçanërisht për projektin e “Rrugëve Rajonale dhe Lokale”.
 
Ministri i Shtetit z. Genc Pollo, i cili është edhe kryetari i këshillit, u shpreh gjatë mbledhjes se: Në këtë mbledhje të këshillit drejtues të FSHZH do të shqyrtojmë financimin e ri për rrugët dytësore që vihet në dispozicion të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, financim me vlerën prej 180 mln USD, i cili i jepet qeverisë shqiptare në formë granti apo huaje të butë nga Bashkimi Evropian, bankat zhvillimore evropiane. Është financimi i dytë, pas atij të parit, që ka qenë në vlerë 107 milionë USD, i mbështetur gjithashtu nga institucionet ndërkombëtare zhvillimore, me të cilin janë realizuar apo janë duke u realizuar 304 km rrugë dytësore dhe lokale në të gjitha qarqet e vendit si psh: Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës; Urë e Gorricës-Mbreshtan-Sinjë, në qarkun e Beratit; Lezhë-Vau i Dejës në qarqet Shkodër dhe Lezhë, e plot të tjera”. Pra në këtë mënyrë po realizojmë programin tonë, që parasheh ndërtimin e 1500 km rrugë rajonale dhe lokale, kosto e të cilit është afro 400 mln USD.”
 
Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave, miratoi marrëveshjen për një kredi të butë afatgjatë me vlerë 50 milion Euro, që i bashkëngjitet financimit të projektit “Rrugët Rajonale dhe Lokale”. Do te bashkëfinancojnë në këtë projekt Banka Evropiane e Investimeve (BEI) me shumën prej 50,000,000 Euro, fondi i Instrumenteve të Para Aderimit (IPA) me vlerën 33,000,000 Euro, si dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD). Këto financime jane të përjashtuara nga të gjitha taksat të cilat do të financohen nga Qeveria Shqiptare. Gjithashtu për të mbështetur zbatimin e projektit, një grant prej 4,000,000 Euro do të sigurohet nga Fondi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (FIBP). (Pra gjithsej 137 milione Euro, ose 180 milione USD)
 
Qeveria shqiptare ka nisur qe prej vitit 2008, realizimin e programit “Rrugët Rajonale dhe Lokale”. I gjithë Programi pritet të financojë rreth 1,500 km rrugë rajonale dhe lokale, me nje kosto totale afro 400 mln USD.”. Programi është përkrahur e po përkrahet nga 8 donatorë ndërkombëtarë që deri më sot janë shprehur mjaft të kënaqur me cilësinë e zbatimit te programit dhe ndikimin e tij të prishtëm në zhvillimin social e ekonomik të zonave rurale të vendit.
 
Objektivi i Programit është të përmirësojë përqasjen ndaj shërbimeve kryesore dhe tregjeve ekonomike nëpërmjet sigurimit të rrugëve të përshkueshme gjatë gjithë vitit për popullsinë, duke përfshirë: përmirësimin e seksioneve prioritare të rrjetit rrugor rajonal; përmirësimin e seksioneve prioritare të rrjetit rrugor lokal; dhe forcimin e menaxhimit të rrjetit të rrugëve rajonale dhe lokale. Ky objektiv perfshihet në objektivat e Strategjise Kombetare per Zhvillim dhe Integrim 2007-2013.
 
FSHZH është krijuar në fillim të vitit 1993, mbi bazën e një marrëveshje midis Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Botërore. Këshilli Drejtues i FSHZH-së është organi më i lartë vendimmarrës dhe përbëhet nga 11 anëtarë, pesë anëtarë janë përfaqësues të pushtetit qendror dhe gjashtë anëtarët e tjerë janë përfaqësues të pushtetit vendor.
 
Projekti do të zbatohet për të gjithë komponentët e tij nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), i cili është Njësia Zbatuese për Projektin e “Përmirësimit të Rrugëve Rajonale dhe Lokale”.
 
                 
pass_si

Kërkon të dish

Lajme

Shërbime të reja

logo_akt

 

© Copyrigh 2009 e-Albania