Ministri Pollo në takimin Evropa Juglindore Elektronike: “Brenda mandatit edhe banori i krahinës më të largët, përmes celularit të tij do të mund të paguajë faturat e dritave, ujit, telefonit.”
Agjencia Kombëtare e Shoqëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nën kujdesin e Ministrit të Shtetit Z. Genc Pollo, organizoi sot një konferencë të përfaqësuesve të sekretariatit të eSEE (electronic South Eastern Europe) Evropa Juglindore Elektronike, për të parë përmbushjen e angazhimeve të marra nga vendet nënshkruese të eSEE Agenda +.
Gjatë këtij takimi Ministri Pollo deklaroi ndër të tjera: “Është bërë një përparim i mirë në procesin e miratimit të legjislacionit të shoqërisë së informacionit, në përputhje me standardet e BE, ku mund të përmend:
-
Miratimin e ligjeve: “Për Komunikimet Elektronike”; “Për Nënshkrimin Elektronike”, e së shpejti ligjin për dokumentin elektronik; ligjin “Për Tregtinë Elektronike”; “Për Mbrojtjen e Të Dhënave Elektronike” dhe legjislacioni për Cyber krimin e së shpejti për databazat.
-
Vitin e kaluar, u miratua nga Qeveria një strategji e re për shoqërinë e informacionit. Si dhe ajo për "Shkencën, Teknologjinë, dhe Inovacionin" .
-
Janë themeluar prej tre vjetësh Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), dhe së fundmi Agjencia për Kërkim, Teknologji dhe Inovacion (AKTI), si dhe institucioni i Ministrit të Shtetit si përgjegjës për TIK dhe Komunikimet Elektronike dhe Postare.
-
Shkollat publike janë të pajisura në 4 vitet e fundit me laboratorë kompjuterikë, të lidhur me Internet broadband dhe janë hartuar e përshtatur kurrikulat për TIK dhe përmes mediumit të TIK.
-
Regjistri Kombetar civil është dixhitalizuar.
-
Sistemit i prokurimit elektronik është zbatuar që nga fundi i vitit 2007 dhe aktualisht të gjitha prokurimet publike realizohen në mënyrë elektronike.
-
Shërbimi i Taksës elektronike është ofruar në vend që nga viti 2008; Deklarata doganore bëhet në mënyrë elektronike dhe Pasaportat e para biometrike janë lëshuar në fillim të vitit të kaluar,
-
Regjistrimi i bizneseve bëhet me "one stop shop", që prej vitit 2007 në Qendra Kombëtare e Regjistrimit dhe së fundmi në Qendrën Kombëtare të Liçensimit për marrjen e licensave.
-
Po zbatohet një projekt për të ngritur pika aksesi për publikun në të gjitha Zyrat e Postës Shqiptare.
Por zhvillimi i shoqërisë së informacionit dhe zbatimi i qeverisjes elektronike është një proces i gjatë dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Ne po punojmë shumë për të arritur qëllimet dhe për të përmbushur ambiciet tona drejt integrimit në BE.
Gjithësesi duhet të kujtoj se jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan normat e përdorimit të TIK dhe të Broadbandit janë krahasimisht më të ulëta se mesatarja e BE dhe se çdo vend po përpiqet të zhvillojë këtë sektor me hapa eksponenciale ashtu siç evoluon edhe kjo teknologji. Vetëm para dy ditësh, Komisioni Federal i Komunikimeve në ShBA propozoi objektiva si 90% penetrim broadband dhe lidhje të banesave me 100 Mbs, duke theksuar se interneti po zëvendëson si medium telefoninë dhe televizionin tradicional.
Qeveria shqiptare inicioi programin "Shqipëria dixhitale" si pjesë e programit të saj për periudhën 2009-2013. Do të doja të theksoja se ajo që është e rëndësishme kur flasim rreth Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit është mënyra se si këto përdoren nga individët apo institucionet, për përmirësimin në aksesin dhe shpërndarjen e informacionit, me qëllim përfshirjen në dialog, përmirësimin e arsimimit, tregtisë dhe të shërbimeve të Qeverisë. Pra iniciativa "Shqipëria dixhitale" nuk ka në thelb të saj përdorimin e kompjuterit, sistemet e bazave të të dhënave në internet dhe web faqet- edhe pse të gjitha këto janë të rëndësishme. Por ka të bëjë me përdorimin e tyre për të nxitur qeverisje efektive dhe politika demokratike, të gjithëpërfshirjes. Dhe sidomos ka të bëjë me ofrimin e shërbimeve krejt të reja edhe për imagjinatën e sotme.
Brenda këtij mandati, ne do të pajisim çdo nxënës me kompjuter, do të kemi çdo kompjuter të lidhur me internet. Edhe banori i fundit i krahinës më të largët, po të dojë, përmes celularit të tij, do të mund të paguajë faturat e dritave, ujit apo telefonit.”
Shqipëria është pjesë e iniciativës rajonale eSEE, që nga viti 2002 me nënshkrimin e programit “eAgenda”, e cila është rikonfirmuar me nënshkrimin në Tetor të vitit 2007, të programit “eAgenda Plus” nga Ministria e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacioneve.
Iniciativa eSEE është zhvilluar në kuadrin e Paktit te Stabilitetit për Rajonin e Europës Juglindore dhe nën frymën e Strategjisë së Lisbonës të Bashkimit Europian për “eEuropa” (electronic Europa) dhe më pas të Strategjisë “i2010” të BE për zhvillimin e një shoqërie të informacionit gjithpërfshirëse.
Përmbledhur ndër prioritetet e dokumentit të eSEE AGENDA+, mund të përmenden:
Shqipëria është pjesë e iniciativës rajonale eSEE, që nga viti 2002 me nënshkrimin e programit “eAgenda”, e cila është rikonfirmuar me nënshkrimin në Tetor të vitit 2007, të programit “eAgenda Plus” nga Ministria e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacioneve.
Iniciativa eSEE është zhvilluar në kuadrin e Paktit te Stabilitetit për Rajonin e Europës Juglindore dhe nën frymën e Strategjisë së Lisbonës të Bashkimit Europian për “eEuropa” (electronic Europa) dhe më pas të Strategjisë “i2010” të BE për zhvillimin e një shoqërie të informacionit gjithpërfshirëse.
Përmbledhur ndër prioritetet e dokumentit të eSEE AGENDA+, mund të përmenden:
-
Krijimi i një hapësire të vetme informacioni për Evropën Juglindore që nënkupton zhvillimin e infrastrukturës së teknologjisë së informacionit, përdorimin e rrjeteve broadband të shpejtësisë së lartë të komunikimit, adoptimin e rrjeteve kombëtare të ndërveprueshme me ato evropiane për të siguruar përshtatshmëri dhe kooperim të sistemeve.
-
Nxitja e novacioneve dhe investimeve
në kërkim dhe edukim që përfshin kompjuterizimin dhe aksesin e internetit në shkolla, futjen e kurrikulave për aftësi në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), krijimin e qendrave të trajnimit për TIK etj.
-
Shoqëria e Informacionit gjithëpërfshirëse, duke garantuar aksesin për të gjithë dhe mundësi të barabarta ofrimi.
Synimi kryesor i iniciativës rajonale eSEE është promovimi i konceptit të qeverisjes më të mirë përmes përdorimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.