e-Albania

Kërko »

AKSHI Banner

Ndodheni këtu:Kreu  AKSHI  Të reja

Ministri Pollo takon Ministren e Administratës Publike të Kosovës Znj. Edita Tahiri

 

Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit z. Genc Pollo takoi sot Ministren e Administratës Publike të Republikës Kosovës Znj. Edita Tahiri.  Dy ministrat ranë dakord ndër të tjera se zhvillimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit është mënyra më e mirë për zhvillimin ekonomik, kapërcimin e prapambetjes dhe qeverisjen e mirë dhe transparente.

Ministrja Tahiri nga ana e saj informoi Ministrin Pollo mbi reformat e rëndësishme që do të ndërmarrë dikasteri që ajo drejton si: Projekti Qeverisja Elektronike apo e-government, reforma në Administratën Publike të Kosovës,  si dhe regjistrimin e popullsisë dhe banesave, proces që edhe Kosova do ta ndërmarrë në vitin 2011.

 

Me 5 maj 2010, në praninë e Ministrit Pollo u firmos edhe Marrëveshja midis Postës Shqiptare, Postës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë, për bashkëpunimin në të gjitha fushat, përfshi edhe një pullë unike me portretin e Nënë Terezës.


pass_si

Kërkon të dish

Lajme

Shërbime të reja

logo_akt

 

© Copyrigh 2009 e-Albania