e-Albania

Kërko »

AKSHI Banner

Ndodheni këtu:Kreu  AKSHI  Të reja

Organizohet Tryeza e Rrumbullakët Qeveri-Donatorë e drejtuar nga Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, z. Genc Pollo

 

Më 4 qershor 2010, Qeveria Shqiptare organizoi Tryezën e Rrumbullakët Qeveri-Donatorë, të drejtuar nga Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit z. Genc Pollo dhe Ambasadori Robert Bosch, Shef i Misionit të OSBE-së në Shqipëri dhe Kryetar i radhës i Sekretariatit Teknik të Donatorëve. Në takim morën pjesë zyrtarë të lartë të qeverisë dhe të komunitetit donator në Shqipëri.

Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, Z. Pollo përmendi reformat e 6 muajve të fundit të Qeverisë në një sërë fushash dhe impaktin e tyre në zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në BE. “Propozimi i fundit i Komisionit Europian, për të hequr vizat afatshkurtra për Shqipërinë -u shpreh Ministri Pollo, - është një hap historik për çdo qytetar shqiptar, i realizuar me punë e djersë.” Ndërsa për sa i përket strategjisë për riintegrimin e të kthyerve shqiptarë, Ministri Pollo tha se ky dokument do të miratohet nga Këshilli i Ministrave në mes të qershorit.

Lidhur me politikat ekonomike Ministri Pollo vijoi se: “ Masat e marra nga Qeveria Shqiptare, investimet e mëdha në infrastrukturë, si dhe një ekspozim relativisht të vogël të sistemit tonë bankar ndaj tregjeve financiare ndërkombëtare, kanë pasur efekte pozitive në rritjen ekonomike të Shqipërisë”.

Sipas Ministrit, lufta kundër krimit, korrupsionit përfshirë edhe pastrimin e parave mbetet prioritet dhe komuniteti i donatorëve ka mbështetur Qeverinë me projekte të ndryshëm në forcimin e masave antikorrupsion.

Në lidhje me Administratën Publike Ministri Pollo tha se vizioni i Qeverisë është një administratë publike e vogël, efektive dhe e paanshme të bazuar në merita profesionale.

Ambasadori Bosch iu drejtua tryezës në emër të komunitetit të donatorëve dhe shprehu kënaqësinë e tyre lidhur me progresin e konsiderueshëm në drejtim të zbatimit të Sistemit të Integruar të Planifikimit, i cili do të ndihmojë edhe në përputhjen më të mirë të asistencës së jashtme me prioritetet e qeverisë. “Shpresojmë që kapacitetet e forcuara gjatë viteve të shkuara me ndihmën e donatorëve do të ruhen dhe do të përdoren në mënyrën më optimale," tha ai. Bosch shtoi se donatorët shpresojnë që krahas përpjekjeve madhore të Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj për bashkërendimin e Grupeve Sektoriale të Punës, edhe ministritë e linjës të kenë një përqasje më aktive për zbatimin e Deklaratën e Parisit.

Një përmbledhje e shkurtër mbi iniciativën “Pista e Shpejtë mbi Ndarjen e Punës”(FTI-DoL) e adoptuar së fundmi nga Qeveria dhe donatorët, dhe e ndihmuar nga Italia, u dha nga Ambasadori Italian SH.T.Z Saba D’Elia. “Vendosmëria dhe përkushtimi i Qeverisë për efektivitetin e ndihmës së huaj bëri që iniciativa “Pista e Shpejtë mbi Ndarjen e Punës” midis donatorëve evropianë të përputhet plotësisht edhe me Planin e Veprimit për Harmonizim për Shqipërinë. Dëshiroj gjithashtu të përfitoj nga ky rast t’u shpreh falënderimin tim donatorëve pjesëmarrës të cilët kanë kontribuar me kohën, burimet dhe idetë e tyre– tha Ambasadori gjatë fjalës së tij.

Për t’iu përgjigjur shqetësimit të donatorëve në lidhje me rimbursimin e TVSH-së, shqetësim i ngritur edhe gjatë takimit të fundit, Ministria e Financave kishte përgatitur një raport për rimbursimin e TVSH-së i cili iu shpërnda pjesëmarrësve bashkë me një informacion mbi kuadrin makroekonomik të vendit.

 

Drejtorja e DEBASKON-it, znj. Valbona Kuko bëri një paraqitje të detajuar të ecurisë së zbatimit të Sistemit të Planifikimit të Integruar dhe monitorimit të SKZHI-së, dhe theksoi se vendi tashmë ka arritur një stad ku kuadri strategjik është plotësuar dhe fokusi duhet të vendoset tek monitorimi. Znj. Kuko vlerësoi arritjen e punës së përbashkët mes qeverisë dhe komunitetit donator në përmirësimin e koordinimit të ndihmës së huaj nëpërmjet forcimit të rolit të Grupeve Sektoriale të Punës(GSP), si dhe në përqafimin dhe adoptimin e mekanizmave të rinj koordinues të cilat synojnë llogaridhënien dhe menaxhimin kundrejt rezultateve.

Takimi konsiderohet me ndikim të madh në çështjet e koordinimit të donatorëve dhe shërben si një forum për të shkëmbyer informacion dhe për një dialog të hapur e konstruktiv në përmirësimin e efektivitetit të ndihmës së huaj në Shqipëri.

 

Për më shumë informacion lutem vizitoni faqen www.dsdc.gov.al

 

pass_si

Kërkon të dish

Lajme

Shërbime të reja

logo_akt

 

© Copyrigh 2009 e-Albania