|
Parku Kombëtar “Thethi”
Ka një sip 2630 ha dhe ndodhet në Alpet e Shqipërisë, pranë Bjeshkëve të Nemuna. Ai ndodhet në një distance 70 km larg qytetit të Shkodrës dhe përshkohet nga lumi i Thethit i cili ka një prurje prej rreth 1000-1300 l/sek dhe është i pasur me troftën e malit.
Parku Kombëtar “Lura”
Ka një sip 1280 ha dhe shtrihet në faqen lindore të masivit “Kunora e Lurës”. Mjaft piktoreske këtu janë 14 liqenet akullnajore të Lurës. Në dimër sipërfaqet e tyre ngrijnë. Ndërsa në pjesën jugore të parkut ndodhet “Fusha e Pelave” që ofron pamje shumë çlodhëse pasi ka bimësi të larmishme me lule shumëngjyrëshe të rrethuara nga drurë shekullore halorë.
Parku “Mali i Tomorrit”
Ka një sip 4000 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit muze të Beratit. Në të ndodhet Mali i Tomorrit, që nga larg të jep përshtypjen e një kështjelle natyrore gjigante. Bukuritë natyrore të parkut janë evidente në çdo stinë.
Parku Kombëtar “Dajti”
Ndodhet në lindje të kryeqytetit të Shqipërisë dhe ka një sipërfaqe prej 3300 ha. Ai ndodhet në pjesën lindore të fushës se gjerë të Tiranës 26 km në lindje të Tiranës dhe 50 km larg nga aeroporti “Nënë Tereza”.
|