e-Albania

Kërko »

AKSHI Banner

Ndodheni këtu:Kreu  AKSHI  Programi i Qeverisë

Programi i Qeverisë për Agjencinë

 

II. 1.4. SHQIPËRIA DIXHITALE. TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT NË SHËRBIM TË DEMOKRACISË, LIGJIT, DREJTËSISË DHE QEVERISJES

  
Përdorimi i teknologjisë së informacionit në vitet e fundit tregon dobinë e lartë publike të këtyre mjeteve dhe mbështetjen që ato i japin rritjes së cilësisë dhe efektivitetit në kryerjen e funksioneve publike.
Sistemet elektronike të regjistrimit e proçedimit administrativ në regjistrimin e liçencimin e bizneseve, kryerjen e prokurimeve publike, pagesën e taksave, regjistrin civil apo marrjen e dëshmisë së penalitetit kanë rritur ndjeshëm aksesin, lehtësinë, transparencën dhe kanë ulur kostot e marrjes së këtyre shërbimeve nga qytetarë dhe bizneset.
Qeveria vëren se skepticizmi që shoqëroi këto nisma të saj në hapat e para të tyre tani është kapërcyer. Shqipëria Dixhitale nuk është me slogan por një realitet në formësim.
Ndaj, Qeveria e Integrimit Europian është e vendosur të kalojë në fazën e përdorimit masiv të teknologjisë së informacionit nga të gjithë institucionet shtetërore të të gjitha degëve e niveleve qoftë lidhur me proçeset e brëndshme vendimmarrëse e operative ashtu edhe në shërbimet direkte për qytetarët dhe subjektet.
Përdorimi masiv i teknogjisë së informacionit do të bazohet në modelin e ngritjes së rrjeteve të integruara e me të gjitha garancitë e sigurisë së ruajtjes dhe proçesimit të informacionit sipas përcaktimeve ligjore të të drejtës së informimit, mbrojtjes së të dhënave personale e informacionit të klasifikuar. Gjithashtu do të përdoret në shkallë të lartë modeli i sporteleve elektronike me një ndalesë si dhe lehtësia në përdorim dhe aplikim on-line.
Zbatimi i kësaj faze, kombinuar me investimet masive të teknologjisë së informacionit të sistemin arsimor e bëjnë shtetin nxitësin kryesor të rritjes së shkallës së përdorimit të këtij instrumenti nga e gjithë shoqëria dhe tregu dhe e kalojnë Shqipërinë shumë shpejt në bashkësinë e vendeve me shkallë të lartë të modernizimit dhe dixhitalizimit të përdorimit të kësaj teknologjie.
 
 
 
pass_si

Kërkon të dish

Lajme

Shërbime të reja

logo_akt
logo-e

Portali Qeveritar

 

© Copyrigh 2009 e-Albania