e-Albania

Kërko »

 

qkr-logo

Regjistrimi i Biznesit


 

Qendra Kombëtare e Regjistrimit u themelua me anë të Ligjit 9723 "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit", që ka hyrë në fuqi nga Parlamenti në 3 Maj 2007. Reforma e regjistrimit të biznesit ofron perfitime të shumta si: proces më i thjeshtë, më i shpejtë dhe me më pak shpenzime për regjistrimin e bizneseve të reja, regjistrim i njëkohshëm në administratën e taksave, në sigurimet shoqërore, në sigurimet shëndetësore dhe në Inspektoriatin e Punës, nëpërmjet përdorimit të një procedure të vetme aplikimi, sportele aplikimi për regjistrimin e biznesit në mbarë Shqipërinë, qasje e lirë e publikut në informacionin e Regjistrit Tregtar nëpërmjet Internetit.
Karakterisitikat kryesore të QKR dhe të procedurave të reja të regjistrimit të biznesit janë: rrugëzgjidhja "one-stop-shop" për regjistrimin e biznesit; regjistrimi elektronik i biznesit; regjistri tregtar elektronik; regjistrimi është i mundshëm në mbarë Shqipërinë; plotësimi i standardeve ndërkombëtare për regjistrimin e biznesit; shumë përfitime për bizneset. më shumë…


 



pass_si

Kërkon të dish

Lajme

Shërbime të reja

logo_akt

Agjencia Kombëtare e
Shoqërisë së Informacionit

 

© Copyrigh 2009 e-Albania