e-Albania

Kërko »

AKSHI Banner

Ndodheni këtu:Kreu  AKSHI  Të reja

Shqipëria Digjitale: Digjitalizohet kadastra e rrethit Kukës

 

Ne kuader te projektit “Qeverisja Elektronike, mundesi dhe sfide„ Keshilli i Qarkut Kukes, me mbeshtetjen e Z.Genc Pollo, Minister per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit promovoi sot projektin “Digjitalizimi i Kadastres se Rrethit Kukes„.

 

Per realizimin e ketij projekti u skanuan mbi 250 mije dokumenta dhe mbi 300 harta kadastrale, te cilat u gjeoreferencuan, u digjitalizuan dhe u kaluan ne GIS, gjithashtu, u digjitalizuan mbi 200 regjistra.

 

Gjatë fjalës së tij Ministri Pollo tha ndër të tjera: “ Për këdo që punon me dokumentet e pronësisë është e tepërt të theksoj që një informacion i tillë, i hedhur në mënyrë manuale apo përmes skanimit në një sistem GIS, si software-i që u paraqit, është një lehtësim jashtëzakonisht i madh, jo vetëm për Këshillin e Qarkut, por për këdo banor të qarkut, i cili kërkon të marrë dokumentet apo referencat e veta, lidhur me pronën bujqësore që ka. Kemi të bëjmë me një realizim të atij prioriteti të madh që ka shpallur Qeveria dhe Kryeministri në mënyrë të përsëritur, të Shqipërisë Digjitale. Një përvojë e mirë që vjen nga Kukësi, (që më parë dukej i largët, por me rrugën e mrekullueshme që përshkuam sot, është fare i afërt), me këtë rast ka sjellë një model, një mësim të mirë për gjithë Shqipërinë, se si mund të realizohet një sistem që gjetiu është jashtëzakonisht i vështirë dhe i komplikuar, për zyrtarët dhe për qytetarët, duke patur ide të qarta, duke gjetur mbështetje, duke mobilizuar njerëzit e aftë dhe të përkushtuar. Falë kësaj ne kemi mundësinë që përmes një kliku të mausit të kompjuterit gjithkujt t’i japim atë që i takon, secilit banor të krahinës t’i japim titujt e pronësisë dhe referencat përkatëse.

 

Si pasoje e perdorimit per nje kohe te gjate, dokumentat kadastrale (harta dhe regjistrat) ishin tejet te demtuara dhe nuk mund te perdoreshin nga administrata, per nje sherbim ne kohe e me cilesi ndaj qytetareve.

 

Nisur nga kjo situate Keshilli i Qarkut Kukes me buxhetin e tij realizoi digjitalizimin e Kadastres i cili konsiston ne:

  • Krijimin e bazes se te dhenave ne Access, e cila perfshin rregjistrin e tokes, librin e pronareve dhe formularin
  • Krijimin e nje Sistemi Elektronik Arkivor, ne te cilin jane te vendosura ne formen digjitale dhe te skanuara i gjithe dokumentacioni baze per menaxhimin dhe mbrojtjen e tokes bujqesore si dhe dokumentacioni i ndarjes se Tokes Bujqesore sipas ligjit “Per Token„
  • Krijimin e bazes se te dhenave ne GIS, i cili perfshin te dhena ne forme hartografike dhe grafike (harta digjitale) si dhe te dhena numerike per pronesine, pozicionin gjeografik, kategorine e tokes tabela, raporte, statistika etj.

 

Ne saj te ketij digjitalizimi sherbimi ndaj qytetarit kryhet ne menyre te shpejte elektronike, me cilesi dhe transparence.

 

Tashme cdo institucion publik apo qytetar mund te marre ne kohe rekord te dhena per siperfaqen, pozicionin gjeografik, zerin kadastral dhe kategorine e tokes, per parcela te vecanta apo per nje zone kadastrale.

 

Gjithashtu, cdo institucioni publik i sherbehet ne menyre elektronike me harta digjitale, regjistra toke, libra pronesie, raporte per sasine e tokes se ndare dhe te pandare per cdo parcele apo cdo fshat, per numrin e familjeve dhe te individeve perfitues te tokes bujqesore.

 

 

 

pass_si

Kërkon të dish

Lajme

Shërbime të reja

logo_akt

 

© Copyrigh 2009 e-Albania