|
Hyrja nëpëmjet rrugëve tokësore
Në Republikën e Shqipërisë, me anë të rrugëve tokësore mund të hyhet përmes këtyre vendeve fqinjë:
MALI I ZI
- Nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit, që lidh Shkodrën me Podgoricën.
- Nëpërmjet pikës së Murriqan, që lidh Shkodrën me Ulqinin.
- Nëpërmjet pikës së Vermoshit, që lidh zonën e Kelmendit në Shqipëri me Plavën dhe Gucinë në Malin e Zi.
MAQEDONIA
-Nëpërmjet pikës së Qafë Thanës, që lidh Pogradecin, Librazhdin, Elbasanin me Strugën.
-Nëpërmjet pikës së Tushemishtit, që nëpërmjet bregut jugor të liqenit të Ohrit lidh Pogradecin me Shën Naumin dhe Ohrin.
-Nëpërmjet pikës së Bllatës, që lidh Peshkopinë me Dibrën e Madhe.
-Nëpërmjet pikës së Goricës, që kalon nga bregu verior i liqenit të Prespës së Madhe duke lidhur këtë zonë me Otoshevon dhe pjesët e tjera të Maqedonisë.
KOSOVA
-Nëpërmjet pikës së Morinës, që lidh Kukësin me Prizrenin.
GREQIA
- Nëpërmjet pikës së Kapshticës, që lidh Korçën me Selanikun
- Nëpërmjet pikës së Kakavijës, që lidh Gjirokastrën me Janinën.
- Nëpërmjet pikës së Qafë Botit, që lidh Konispolin me Filatin.
- Nëpërmjet pikës së Tre Urave, që lidh zonën e Përmetit dhe Leskovikut me Konicën.
|