Strategjia Ndërsektoriale e Shoqërisë së Informacionit
Strategjia Ndërsektoriale për Shoqërinë e Informacionit 2008-2013, mbështetet në modelet dhe praktikat më të mira europiane, përsa i përket objektivave dhe zgjidhjeve të parashikuara, gjithnjë duke marrë në konsideratë karakteristikat specifike të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare. Qëllimi i kësaj strategjie është të rishikojë dhe të koordinojë detyrimet që lindin nga angazhimet e marra për krijimin e shoqërisë së informacionit me qëllim që të sigurohet përmbushja e përgjegjësive nga të gjithë aktorët në mënyrë të koordinuar. Strategjia konsideron si faktor kyç të suksesit për formimin dhe zhvillimin e shoqërisë së informacionit rritjen e përdorimit të teknologjive të informacionit dhe shikon zhvillimin e infrastrukturës për teknologjinë e informacionit si çelësin e zbatimit të suksesshëm të saj.
Dokumentat kryesore ku është mbështetur Strategjia Ndërsektoriale për Zhvillimin e shoqërisë së informacionit 2007-2013 janë:
-
Deklarata e përbashkët e nënshkruar nga vendet e Europës Juglindore në kuadrin e Paktit të Stabilitetit në Qershor 2002;
-
Axhenda për zhvillimin e shoqërise së informacionit nënshkruar në tetor 2002;
-
Memorandumi për bSEE (broadband South Eastern Europe);
-
Plani i veprimit dhe Deklarata e Samitit Botëror të Shoqërisë së Informacionit WSIS 2003;
-
eEuropa Action Plan dhe inicitivën i2010 të BE;
-
Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013 (SKZHI);
-
Axhenda e-SEE plus, e firmosur në tetor 2007;
Për më tepër informacion klikoni në lidhjen e mëposhtme: