Sesioni juaj po skadon!


Hapësira Ime

Hapësira Ime

Portali unik qeveritar e-Albania ofron mundësinë e administrimit të hapësirës personale për çdo përdorues.

Nëpërmjet “Hapësira Ime” ju mund të:

- shikoni listën e e-Shërbimeve në të cilat ju jeni regjistruar dhe i keni përdorur më parë

- ndryshoni të dhënat e llogarisë (adresën e-mail, numrin e telefonit, fjalëkalimin) që ju keni regjistruar gjatë procesit të regjistrimit

- gjeni listën e të gjithë dokumentave të shkarkuara në këtë portal

- regjistroni biznesin tuaj për tu loguar më pas nëpërmjet Numrit Unik të Identifikimit (NUIS), gjithashtu i njohur si NIPT dhe fjalëkalimit

- gjeni mesazhet e ardhura në llogarinë tuaj

- merrni ndihmë për përdorimin e portalit dhe informacionin e plotë mbi regjistrimin në portalin unik qeveritar e-Albania, përdoruesit dhe mënyrat e identifikimit si dhe aksesimin

- shikoni listën e pagesave elektronike në lidhje me faturat e energjisë elektrike të paguara online në portalin qeveritar e-albania

- shikoni listën e të gjitha pagesave elektronike të kryera online në portalin qeveritar e-albania

Pasi të jeni loguar klikoni në “Hapësira Ime”