Sesioni juaj po skadon!


Pagesat Elektronike

Platforma Qeveritare e Pagesave Elektronike

Përdoruesit e portalit unik qeveritar e-albania nëpërmjet platformës qeveritare të pagesave elektronike mund të kryejnë pagesa online për shërbimet elektronike si faturat e energjisë elektrike, kundravajtjet rrugore, etj.

Aktualisht në portalin unik qeveritar e-albania ekzistojnë dy kanale alternative të shërbimit bankar për ofrimin e pagesave elektronike dhe një kanal jo-bankë, i cili ofron pagesa online

Për cilindo që zotëron një kartë krediti ose debiti me logon ose , si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj, portali unik qeveritar e-albania ofron mundësinë e kryerjes së pagesave online nëpërmjet platformës qeveritare të pagesave elektronike thjeshtë dhe shpejtë, 24 orë në ditë në 7 ditë të javës.


Platforma Qeveritare e Pagesave Elektronike ofron garanci dhe siguri maksimale, lehtësi dhe shpejtësi në veprime, pa qenë nevoja të paraqiteni pranë sporteleve, duke ju kursyer në këtë mënyrë kohën tuaj dhe radhët e gjata të pritjes.


Pagesa elektronike mund të kryhet nëpërmjet kartave që kanë logo VISA ose Mastercard të kujdo banke brenda dhe jashtë Shqipërisë.


Procedura është mjaft e thjeshtë dhe e shpejtë, duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

Pasi të keni hyrë në llogarinë tuaj në portalin unik qeveritar e-albania, zgjidhni shërbimin dhe shtypni butonin paguaj, më pas zgjidhni mënyrën e pagesës nëpërmjet kanalit të dëshiruar bankar, konfirmoni shumën e pagesës për shërbimin e zgjedhur, dhe ndiqni udhëzimet për të plotësuar të dhënat e kartës dhe për të kryer pagesën.


Në rastin e përzgjedhjes të kanalit jo-bankë, ju duhet të keni krijuar një llogari personale tuajën dhe ta keni kredituar atë, e më pas ju mund t'i përdorni këto para për të kryer veprime të cilat jua mundëson platforma qeveritare e pagesave elektronike.