Sesioni juaj po skadon!


Regjistrimi në portalin e-Albania

Regjistrimi në portalin e-Albania

Në mënyrë që të përftoni shërbimet elektronike të ofruara nga portali qeveritar e-Albania duhet të logoheni në llogarinë tuaj në portal.

Nëse regjistrimi nuk është kryer akoma, duhet patjeter të keni me vete kartën tuaj të identitetit në momentin e regjistrimit.

Për të huajt që kanë qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm, regjistrimi si qytetar është i mundur duke u regjistruar në Regjistrin e Gjendjes Civile dhe duke u pajisur me numrin e identitetit të shtetasve sipas procedurës: “Regjistrimi i Shtetasve të Huaj”

Pasi të jetë hapur portali www.e-albania.al veprohet si më poshtë:

Klikoni “Regjistrohu”:

Plotësoni të gjitha të dhënat:



Kodi i përdoruesit: Është numri personal i kartës suaj të identietit.

Fjalëkalimi: Sigurohuni që fjalëkalimi të ketë te paktën 7 karaktere.

e-mail: Në këtë adresë do të vijnë të gjitha njoftimet që kanë te bëjnë me aplikimet tuaja.

Numri i celularit: Sigurohuni që numri të vendoset në formatin 06XXXXXXXX dhe të jetë aktiv, pasi në këtë numër do të dërgohet me sms kodi i aktivizimit, i cili është i nevojshëm për konfirmimin e regjistrimit. Kodi përdoret vetëm një herë në momentin e regjistrimit dhe bëhet i pavlefshëm pas 120 sekondave.

Të dhënat personale (Emër, Mbiemër, Atësi): Duhet të bëhet kujdes që të gjitha të dhënat të jenë të sakta dhe të përputhen më të dhënat e Regjistrit të Gjendjes Civile.

*Kujdes me të dhënat që mund të kenë "ë", ose "ç".

Nëse edhe pas verifikimit të të dhënave tuaja në Gjendjen Civle do të keni vështirësi me regjistrimin kontaktoni me helpdesk në login@e-albania.al.

Për të huajt që kanë qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm, regjistrimi si qytetar është i mundur duke u regjistruar në Regjistrin e Gjendjes Civile dhe duke u pajisur me numrin e identitetit të shtetasve sipas procedurës: “Regjistrimi i Shtetasve të Huaj”

Për më tepër ndihmë për proceduren e regjistimit në portalin unik qeveritar e-albania, ndiqni këtë video ilustruese: klikoni këtu

Për çdo individ që zotëron apo administron një biznes, e-Albania ofron mundësinë e regjistrimit të biznesit. Pasi të keni bërë regjistrimin si individ dhe të jeni loguar në portalin e-albania, në “Hapësira ime” ju mund të regjistroni biznesin tuaj, për tu loguar më pas nëpërmjet Numri i identifikimit të biznesit dhe Fjalëkalimit.

*Kujdes, për të regjistruar biznesin duhet patjetër të jeni loguar në portalin e-albania me llogarinë e personit i cili është administrator i biznesit.