Sesioni juaj po skadon!


Vërtetim për përgjegjësitë tatimore

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë subjekteve tatimpagues të cilët mund të aplikojnë për t’u pajisur me vërtetim për përgjegjësitë tatimore, me vulë elektronike me vlerë të plotë ligjore

Sherbimi "Vërtetim për përgjegjësitë tatimore" u vjen në ndihmë subjekteve tatimpagues të cilët mund të aplikojnë për t’u pajisur me vërtetim për përgjegjësitë tatimore, me vulë elektronike .

Bazuar në Ligjin Nr. 9920 , datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar, çdo subjekt tatimpagues ka të drejtë të kërkojë vërtetim për përgjegjësitë tatimore për të cilat është i regjistruar.
Vërtetimi përfitohet pa pagesë apo tarifë shtesë dhe mund të përdoret për t’u paraqitur si dokument sipas kërkesës.
Ky shërbim ofrohet menjëherë online për çdo subjekt tatimpagues.

Dokumentacioni i nevojshëm
- NUIS i biznesit (i nevojshëm për t'u identifikuar në portal).

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si Biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin " Vërtetim për përgjegjësitë tatimore "
- Klikoni butonin" Përdor"
- Plotësoni formularin përkatës elektronik
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit.
- Klikoni butonin "Shkarko" për të gjeneruar vërtetimin me vulë elektronike. Vërtetimin e kërkuar, e gjeni dhe në seksionin "Dokumentet e mia" tek "Hapësira ime"në llogarinë tuaj në portalin e-Albania.


Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Adresa: Bulevardi Zhan D’Ark, pranë ministrisë së jashtme, Ora: 09.00 – 14:00

Kontakti
e-tatime@tatime.gov.al

Shkarko skedën ADISA