Sesioni juaj po skadon!


Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë subjekteve tatimpagues të cilët mund të aplikojnë online për t’u pajisur me vërtetim për statusin e tyre (aktiv, pasiv).

Shërbimi elektronik "Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)" u vjen në ndihmë subjekteve tatimpagues të cilët mund të aplikojnë online për t’u pajisur me vërtetim për statusin e tyre (aktiv, pasiv).

Bazuar në Ligjin Nr. 9920 , datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar, çdo subjekt tatimpagues ka të drejtë të kërkojë vërtetim për statusin e tij (aktiv, pasiv). Vërtetimi përfitohet pa pagesë apo tarifë shtesë dhe mund të përdoret për t’u paraqitur si dokument në Bashki, etj Ky shërbim ofrohet menjëherë online për çdo subjekt tatimpagues.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokumenti i identifikimit të përdoruesit, kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania).

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin "Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)"
- Klikoni butonin" Përdor"
- Plotësoni formularin përkatës elektronik
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit.
- Vërtetimin e përfunduar, e gjeni tek "Dokumentet e mia", në seksionin "Hapësira ime" në llogarinë tuaj.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Kontakti
e-tatime@tatime.gov.al

Shkarko skedën ADISA