Sesioni juaj po skadon!


Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik që u vjen në ndihmë qytetarëve për të aplikuar për autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit. Ky shërbim është në fazë testimi.

Shërbimi elektronik "Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit" u vjen në ndihmë qytetarëve për të aplikuar për autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit. Çdo qytetar që ka lejedrejtimi dhe për arsye të një shkelje të rregullores i janë zeruar pikët apo i është hequr lejedrejtimi ka të drejtë të kërkojë rifitimin e lejes së drejtimit pas përfundimit të afatit të pezullimit. Afati i pezullimit të lejedrejtimit përcaktohet nga policia rrugore në varësi të shkeljes së bërë nga drejtuesi i mjetit.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi; kartë identiteti ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t'u loguar në e-Albania)

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit"
- Plotësoni fushat e detyrueshme në formularin elektronik të shërbimit
- Klikoni butonin "Gjenero faturën"
- Kryeni pagesën e shërbimit
- Ju do të njoftoheni në "Mesazhet e mia" për kryerjen e pagesës dhe pajisjen me autorizim

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjeherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
1500 lekë

Kontakti
www.dpshtrr.gov.al