Sesioni juaj po skadon!


Vërtetim për individ të paregjistruar

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve të aplikojnë online për t’u pajisur me vërtetim që nuk janë të regjistruar për qëllime tatimore. Dokumenti gjenerohet me vulë elektronike me vlerë të plote ligjore.

Shërbimi elektronik "Vërtetim për individ të paregjistruar" u vjen në ndihmë qytetarëve të aplikojnë online për t’u pajisur me vërtetim që nuk janë të regjistruar për qëllime tatimore. Dokumenti gjenerohet brenda 24 orëve me vule elektronike me vlerë të plote ligjore.

Bazuar në Ligjin Nr. 9920 , datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar, çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë vërtetim për individ të paregjistruar.
Vërtetimi është personal, përfitohet pa pagesë apo tarifë shtesë dhe mund të përdoret për t’u paraqitur si dokument në Bashki, Zyrën e Punës, Ambasadë, Bankë, ISSH etj.

Ky shërbim ofrohet online për çdo person të paregjistruar për qëllime tatimore.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokumenti i identifikimit të përdoruesit, kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania).

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si individ në portal
- Zgjidhni shërbimin "Vërtetim për individ të paregjistruar”
- Klikoni butonin" Përdor"
- Plotësoni formularin përkatës elektronik
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit.
- Pas përpunimit të kërkesës për vërtetim individ i paregjistruar, ju do të njoftoheni me e-mail për plotësimin apo refuzimin e kërkesës (duke marrë njëkohësisht edhe arsyen e refuzimit)
- Vërtetimin e përfunduar, me vulë elektronike e gjeni tek "Dokumentet e mia" në seksionin "Hapësira ime" e këtij portali.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
24 orë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Kontakti
e-tatime@tatime.gov.al

Shkarko skedën ADISA