Sesioni juaj po skadon!


Certifikatë nga akti i lindjes

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik që u mundëson qytetarëve shqiptarë të aplikojnë online për certifikatë nga akti i lindjes

Shërbimi elektronik "Certifikatë nga akti i lindjes" u mundëson qytetarëve shqiptarë të aplikojnë online për certifikatë nga akti i lindjes për vete apo për një familjar të tyre. Ky shërbim ofrohet nga zyrat e Gjendjes Civile pranë prefekturës përkatëse ku është regjistruar lindja.

Në rast se certifikata kërkohet brenda një viti nga akti i lindjes, ajo tërhiqet në zyrat e Gjendjes Civile. Në rastin kur personi ka lindur nga viti 2008 deri tani, certifikata e aktit të lindjes do të shfaqet menjëherë pas zgjedhjes së familjarit. Në rastin kur personi ka lindur përpara vitit 2008, aplikanti duhet të plotësojë formularin që i shfaqet dhe më pas kërkesa do të procesohet nga punonjësi i zyrës së Gjendjes Civile, i cili do t'i kthejë aplikantit një e-mail informues (në adresën e email-it të plotësuar në formular) se kur certifikata do të jetë gati.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Karta e identitetit ose pasaporta biometrike; e nevojshme për t'u loguar në portalin e-Albania
- Kërkesa për të tërhequr certifikatën e aktit të lindjes

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Certifikatë nga akti i lindjes”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit
- Punonjësi i Gjendjes Civile njoftohet elektronikisht për mbërritjen e kërkesës së re dhe nis të verifikojë saktësinë e dokumenteve
- Nëse dokumentet janë të plota, aplikanti njoftohet për t'i dorëzuar fizikisht ato.Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i Gjendjes Civile njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
3 muaj

Kostot
50 leke

Më shumë
Adresa: "Sermedin Said Toptani", Ndërtesa 4, H.2. Orari : 08.00 - 16.00

Kontakti
Tel: 0800 9090

Shkarko skedën ADISA