Sesioni juaj po skadon!


Certifikatë nga akti i martesës

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik që u mundëson qytetarëve shqiptarë të aplikojnë online për certifikatë nga akti i martesës

Shërbimi elektronik "Certifikatë nga akti i martesës" u mundëson qytetarëve shqiptarë të aplikojnë online për certifikatë nga akti i martesës së tyre. Ky shërbim ofrohet nga zyrat e Gjendjes Civile pranë prefekturës përkatëse ku ështe regjistruar martesa. Në rast se certifikata kërkohet brenda një viti nga akti i martesës, ajo tërhiqet në zyrat e Gjendjes Civile.

Në rastin kur martesa është lidhur nga viti 2008 deri tani, certifikata e aktit të martesës do të shfaqet menjëherë. Në rastin kur martesa është lidhur përpara vitit 2008, aplikanti duhet të plotësojë formularin që i shfaqet dhe më pas kërkesa do të procesohet nga punonjësi i zyrës së Gjendjes Civile i cili do t'i kthejë aplikantit një e-mail informues( në adresën e e-mail-it të plotësuar në formular) për kohën kur certifikata do të jetë gati.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Karta e identitetit ose pasaporta biometrike; e nevojshme për t'u loguar në portalin e-Albania

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Certifikatë nga akti i martesës”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse shpallja e martesës është bërë përpara apo pas vitit 2008
- Në rastin kur do të zgjidhni periudhën pas vitit 2008, certifikata e aktit të martesës do t'ju shfaqet menjëherë
- Në rastin kur do të zgjidhni periudhën para vitit 2008, plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit
- Punonjësi i Gjendjes Civile njoftohet elektronikisht për mbërritjen e kërkesës së re dhe nis të bëjë verifikimet e duhura. Pas përfundimit, njofton qytetarin në adresën e e-mail-it të plotësuar në formular kur mund të paraqitet për tërheqjen e certifikatës

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
3 muaj

Kostot
50 leke

Më shumë
Rr. e Durrësit, Nr. 23, Tiranë. Orari : 08.00 - 16.00

Kontakti
Tel: 0800 9090

Shkarko skedën ADISA