Regjistrim fillestar i biznesit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky shërbim elektronik mundëson regjistrimin e individëve, të cilët kërkojnë të ushtrojnë një veprimtari tregtare

Shërbimi elektronik i regjistrimit fillestar të një subjekti i ofrohet një individi/qytetari që ka krijuar në portal llogarinë e tij si individ. Për të kryer aplikimin për regjistrim fillestar, individi aplikon duke plotësuar formularin përkatës për regjistrim fillestar në varësi të formës ligjore që do të regjistrojë.

Mbështetur në nenin 22, pika (a) të Ligjit 9723, datë 03.05.2007 "Për Regjistrimin e Biznesit", i ndryshuar, një nga subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar janë personat fizikë, që ushtrojnë veprimtari ekonomike tregtare.

Llojet e aplikimeve:
- Regjistrim fillestar i biznesit (Person Fizik) – Klikoni këtu për manualin
- Regjistrim fillestar i biznesit (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar) – Klikoni këtu për manualin
- Regjistrim fillestar i biznesit (Shoqëri Aksionare) – Klikoni këtu për manualin
- Regjistrim fillestar i biznesit (Degëve ose Zyrave të Përfaqësimit të Shoqërive të Huaja) – Klikoni këtu për manualin

Dokumentacioni i nevojshëm
- Formulari i aplikimit (plotësohet elektronikisht nga i interesuari);
- Dokumenti i identifikimit të aplikantit (kartë identiteti ose pasaportë biometrike).
- Autorizimi nëse aplikanti është i ndryshëm nga personi fizik që do të regjistrohet.

Hapat e procedurës
- Logimi në portalin qeveritar e-albania.al.
- Individi, i cili do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike, për të vërtetuar të dhënat e tij personale.
- Ndiqni me kujdes të gjitha hallkat e procedurës për regjistrimin e biznesit.

Për instruksione mbi procedurën e aplikimit për secilin prej llojeve të regjistrimeve fillestare mund të shkarkoni manualet përkatëse më poshtë.

Subjektet, për qëllimet e regjistrimit fillestar, deklarojnë gjithashtu, të dhënat e detyrueshme, sipas legjislacionit tatimor, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të tilla si: xhiro vjetore, llojet e taksave për të cilat regjistrohet subjekti etj., si dhe atij të statistikave si Kodi i Nomenklaturës Ekonomike (NVE). Këto të dhëna plotësohen mbi bazën e vetëdeklarimit në seksionin “D” të formularit të aplikimit. Më shumë informacion mbi mënyrën e plotësimit të seksionit “D”, do ta gjeni në faqen e internetit të QKB-së www.qkb.gov.al, në rubrikën “Regjistrimi”, duke klikuar në linkun “Instruksione për regjistrimin tatimor”.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Regjistrimi fillestar i biznesit në QKB bëhet brenda një afati prej 24 orë nga momenti i aplikimit

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Shkarko skedën ADISA