Sesioni juaj po skadon!


Certifikatë personale

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky shërbim elektronik ju mundëson të gjeneroni certifikatën personale me vulë elektronike me vlefshmëri të plotë ligjore.

Shërbimi elektronik "Certifikatë personale" ju mundëson të shikoni dhe verifikoni të dhënat personale, dhe të gjeneroni certifikatën personale me vulë elektronike. Bazuar në Vendimin Nr. 495, datë 13.09.2017 “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike” si dhe Vendimin për disa shtesa në Vendimin Nr. 332, datë 17.03.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e formës, elementëve përbërës, mënyrës së mbajtjes e afatit të përdorimit të dokumenteve bazë, që mbahen dhe lëshohen nga shërbimi i gjendjes civile”, të ndryshuar, ky dokument me vulë elektronike i gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi : Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t 'u loguar në portal)

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-albania
- Zgjidhni shërbimin "Certifikatë personale"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Klikoni butonin "Shkarko dokumentin e vulosur"

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë

Kostot
Pa pagesë

Shkarko skedën ADISA