Sesioni juaj po skadon!


Taksat dhe tarifat vendore - Bashkia Durrës (Qytetar)

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Nëpërmjet këtij shërbimi elektronik qytetarët që banojnë në Bashkinë e Durrësit mund të informohen për taksat dhe tarifat vendore si dhe t'i paguajnë ato online

Ky shërbim elektronik ofrohet nga Bashkia Durrës për kategorinë e taksapaguesve - familjarë

Bazuar në Ligjin Nr. 8652 dt. 31.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar; ligji Nr. 9632 dt. 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore” i ndryshuar; ligji Nr. 8438 dt. 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar; ligji Nr. 9920 dt 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në RSH” dhe në "Paketën Fiskale" që aprovohet çdo vit nga Këshilli Bashkiak, Njësia e Qeverisjes Vendore brenda muajit mars gjeneron detyrimet lokale për shtetasit dhe bizneset në territorin e saj.

Nëpërmjet shërbimit elektronik "Taksat dhe Tarifat Vendore", qytetarët që banojnë në bashkinë e Durrësit mund të informohen për taksat dhe tarifat e papaguara si dhe t'i paguajnë ato online.
Taksat dhe Tarifat Vendore mbi të cilat qytetarët që banojnë në bashkinë e Durrësit mund të informohen nëpërmjet këtij shërbimi dhe t'i paguajnë ato online janë si më poshtë:

- Taksa e pastrimit për qytetarin
- Taksa e ndriçimit për qytetarin
- Taksa e pasurisë për qytetarin
- Taksa e gjelbërimit për qytetarin


Dokumentacioni i nevojshëm
Dokument i identifikimit të kërkuesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania).

Hapat e procedurës
Qytetarët për t'u informuar mbi taksat dhe tarifat e papaguara vendore si dhe për t'i paguar ato online, duhet të ndjekin hapat e mëposhtëm:
-Regjistrimi në portalin qeveritar e-albania
-Logimi në portal si qytetar (nëpërmjet Numrit Personal dhe Fjalëkalimit)
-Zgjidhni Bashkinë (Durrës)
-Vendosni Numrin e kontratës
-Zgjidhni "Vitin" dhe shtypni butonin "Afisho"
-Nëse dëshironi të kryeni pagesën për një nga taksat ose tarifat e papaguara, shtypni butonin "Paguaj" dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën.


Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
1 janar - 31 dhjetor të çdo viti kalendarik