Taksat dhe tarifat vendore - Bashkia Durrës (Biznes)

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Nëpërmjet këtij shërbimi elektronik bizneset në Bashkinë e Durrësit mund të informohen për taksat dhe tarifat vendore si dhe t'i paguajnë ato online

Ky shërbim elektronik ofrohet nga Bashkia Durrës për kategorinë e taksapaguesve - biznes.

Bazuar në Ligjin Nr. 8652 dt. 31.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar; ligji Nr. 9632 dt. 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore” i ndryshuar; ligji Nr. 8438 dt. 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar; ligji Nr. 9920 dt 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në RSH” dhe në "Paketën Fiskale" që aprovohet çdo vit nga Këshilli Bashkiak, Njësia e Qeverisjes Vendore brenda muajit mars gjeneron detyrimet lokale për shtetasit dhe bizneset në territorin e saj.

Nëpërmjet shërbimit elektronik "Taksat dhe Tarifat Vendore", bizneset që operojnë në bashkinë e Durrësit mund të informohen për taksat dhe tarifat e papaguara vendore si dhe t'i paguajnë ato online.
Taksat dhe Tarifat Vendore kyesore mbi të cilat bizneset që operojnë në bashkinë e Durrësit mund të informohen nëpërmjet këtij shërbimi dhe t'i paguajnë ato online janë:

- Taksa e pastrimit për biznesin
- Taksa e ndriçimit për biznesin
- Taksa e pasurisë për biznesin
- Taksa e gjelbërimit për biznesin
- Taksa e tabelës për biznesin

Në varësi të biznesit, mund të ketë Taksa dhe Tarifa Vendore të tjera përveç atyre të sipërpërmendura.



Hapat e procedurës
Bizneset për t'u informuar mbi taksat dhe tarifat e papaguara vendore si dhe për t'i paguar ato online, duhet të ndjekin hapat e mëposhtëm:
-Regjistrimi në portalin qevritar e-albania
-Logimi në portal si biznes (nëpërmjet Numrit Unik të Identifikimit (NUIS), gjithashtu i njohur si NIPT dhe fjalëkalimit)
-Zgjidhni "Viti" dhe shtypni butonin "Afisho"
-Nëse dëshironi të kryeni pagesën për një nga taksat ose tarifat e papaguara, shtypni butonin "Paguaj" dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë