Sesioni juaj po skadon!


Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve/bizneseve të shohin online statusin dhe detyrimet e mjeteve që zotërojnë dhe të gjenerojnë dokumentin me vulë elektronike me vlefshmëri të plotë ligjore.

Shërbimi elektronik “Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit" u mundëson qytetarëve dhe bizneseve të shohin online statusin dhe detyrimet e mjeteve që zotërojnë dhe të gjenerojnë dokumentin me vulë elektronike me vlefshmëri të plotë ligjore.

Baza Ligjore:
- Ligji nr. 8378, date 22.07.1998, Kodi Rrugor (i ndryshuar)
- VKM nr. 153, date 04.07.2000, Rregullore në zbatim të Kodit (i ndryshuar)
- Ligji nr. 9975, datë 28.07.2008 "Për Taksat Kombëtare" (i ndryshuar)

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokumenti i identifikimit të përdoruesit: kartë identiteti ose pasaportë biometrike / NUIS i biznesit (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania).

Hapat e procedurës
- Regjistrohuni si qytetar ose si biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin "Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit"
- Klikoni butonin" Përdor"
- Klikoni butonin" Zgjidh" për të parë statusin aktiv të një mjeti si edhe detyrimet apo bllokimet dhe për të shkarkuar vërtetimin për konfirmim për gjendjen aktive të mjetit. Vërtetimi gjenerohet me vulë elektronike

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
200 lekë

Kontakti
Adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, dokumenti bashkëlidhur

Adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor