Gjobat e kontrollit teknik vjetor të automjeteve

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve/bizneseve të shikojnë online gjobat e kontrollit teknik vjetor të automjeteve dhe t'i paguajnë ato online

“Gjobat e kontrollit teknik vjetor të automjeteve” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve dhe bizneseve të shikojnë online gjobat e kontrollit teknik vjetor të automjeteve dhe t'i paguajnë ato online.

Baza ligjore:
- Ligji nr. 8378, datë 22.07.1998, Kodi Rrugor (i ndryshuar)
- VKM nr. 153, datë 04.07.2000, Rregullore në zbatim të Kodit (i ndryshuar)

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumenti i identifikimit të përdoruesit: kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania).

Hapat e procedurës
Për të marrë shërbimin online:
- Regjistrohuni si qytetar ose si biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin "Publikimi i gjobave të kontrollit teknik vjetor të automjeteve"
- Klikoni butonin "Përdor"
-Klikoni butonin "Zgjidh" përkrah automjeteve tuaja për të parë gjobat e kontrollit teknik vjetor për secilin automjet të zgjedhur.
-Nëse dëshironi të kryeni pagesën e gjobave të papaguara, shtypni butonin "Paguaj" dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kontakti
Adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, dokumenti bashkëlidhur

Adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor