Aplikim për leje qarkullimi ndërkombëtare

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve/bizneseve të aplikojnë online për leje qarkullimi ndërkombëtare, si dhe të paguajnë online koston përkatëse të aplikimit

“Aplikim për leje qarkullimi ndërkombëtare” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve/bizneseve të aplikojnë online, si dhe të kryejnë online pagesën përkatëse të aplikimit për pajisjen me leje qarkullimi ndërkombëtare.

Baza ligjore:
- Ligji nr. 8378, datë 22.07.1998, Kodi Rrugor (i ndryshuar)
- VKM nr. 153, datë 04.07.2000, Rregullore në zbatim të Kodit (i ndryshuar)

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ju nevojiten për të marrë shërbimin online:
- Dokument i identifikimit të përdoruesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania).

Dokumente që duhet të dorëzoni në sportelet e drejtorive rajonale:
- Leja e qarkullimit kombëtare
- Dokument identifikimi

Hapat e procedurës
Për të marrë shërbimin:
- Regjistrohuni si qytetar ose si biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin "Aplikimi dhe publikimi i të dhënave të lejes së qarkullimit ndërkombëtare"
- Klikoni butonin" Përdor"
- Aplikoni për leje qarkullimi ndërkombëtare
- Kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online
- Paraqituni pranë sporteleve të drejtorive rajonale për dorëzimin e dokumenteve përkatëse dhe për tërheqjen e lejes.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë pas paraqitjes në sportelin e DPSHTRR-së.

Periudha e vlefshmërisë
1 vit nga momenti i marrjes së lejes

Kostot
500 lekë

Më shumë
Orari: Nga e hëna në të premte 08.00 - 16.00

Kontakti
Adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, dokumenti bashkëlidhur

Adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor