Sesioni juaj po skadon!


Aplikim për çregjistrim të përkohshëm mjeti

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson zotëruesve të automjeteve të aplikojnë online për çregjistrim të përkohshëm të mjetit, si dhe të paguajnë online koston përkatëse të aplikimit

Shërbimi “Aplikim për çregjistrim të përkohshëm mjeti” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson zotëruesve të automjeteve të aplikojnë online për çregjistrim të përkohshëm të mjetit, si dhe të kryejnë online pagesën përkatëse të aplikimit. Çregjistrimi i mjeteve rrugore kryhet në zbatim të Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar, VKM Nr. 153, datë 07.04.2000 "Për Miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar dhe Udhëzimit Nr.01, datë 18.01.2012 "Mbi Dokumentacionin e Qarkullimit dhe Regjistrimit të Mjeteve Rrugore me Motor dhe Rimorkiove të Tyre", i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ju nevojiten për të marrë shërbimin online:
- Dokument i identifikimit të përdoruesit: kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania).

Dokumente që duhet të dorëzoni në sportelin e drejtorive rajonale:
- Dokumenti i identifikimit ose Ekstrakti i QKB-së për bizneset
- Leja e qarkullimit të mjetit
- Targat e mjetit

Hapat e procedurës
Për të marrë shërbimin:
- Regjistrohuni si qytetar ose si biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për çregjistrim të përkohshëm mjeti"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Aplikoni për çregjistrim të përkohshëm mjeti
- Kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online
- Paraqituni pranë sportelit të drejtorive rajonale për dorëzimin e dokumenteve përkatëse

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë pas paraqitjes në sportelin e drejtorive rajonale.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
1000 lekë

Më shumë
Orari: Nga e hëna në të premte 08.00 - 16.00

Kontakti
Adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, dokumenti bashkëlidhur

Adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor

Shkarko skedën ADISA