Aplikim për çregjistrim të përhershëm mjeti

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson zotëruesve të automjeteve të aplikojnë online për çregjistrim të përhershëm të mjetit, si dhe të paguajnë online koston përkatëse të aplikimit

Shërbimi “Aplikim për çregjistrim të përhershëm mjeti” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson zotëruesve të automjeteve të aplikojnë online për çregjistrim të përhershëm të mjetit si dhe të kryejnë online pagesën përkatëse për aplikimin. Çregjistrimi i mjeteve rrugore kryhet në zbatim të Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar, VKM Nr. 153, datë 07.04.2000 "Për Miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar dhe Udhëzimit Nr.01, datë 18.01.2012 "Mbi Dokumentacionin e Qarkullimit dhe Regjistrimit të Mjeteve Rrugore me Motor dhe Rimorkiove të Tyre", i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ju nevojiten për të marrë shërbimin online:
- Dokument i identifikimit të përdoruesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania).

Dokumente që duhet të dorëzoni në sportelet e drejtorive rajonale:
- Dokumenti i identifikimit ose Ekstrakti i QKB-së për bizneset
- Leja e qarkullimit të mjetit
- Targat e mjetit
- Certifikatë pronësie
- Vërtetim RBS (Regjistri i Barrës Siguruese)

Hapat e procedurës
Për të marrë shërbimin:
- Regjistrohuni si qytetar në portal
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për çregjistrim të përhershëm mjeti"
- Klikoni butonin" Përdor"
- Aplikoni për çregjistrimin e përhershëm të mjetit
- Kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online
- Paraqituni pranë sporteleve të drejtorive rajonale për dorëzimin e dokumenteve.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë pas paraqitjes në sportelet e drejtorive rajonale.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
600 lekë

Më shumë
Nga e hëna në të premte 08.00 - 16.00

Kontakti
Adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, dokumenti bashkëlidhur

Shkarko skedën ADISA
Adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor

Shkarko skedën ADISA