Sesioni juaj po skadon!


Aplikim për leje qarkullimi provizore

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Nëpërmjet këtij shërbimi elektronik, qytetarët/bizneset që zotërojnë një automjet mund të aplikojnë online për leje qarkullimi provizore në rast humbjeje, vjedhjeje ose dëmtimi, si dhe të kryejnë online pagesën përkatëse për aplikimin

Nëpërmjet këtij shërbimi elektronik, qytetarët/bizneset që zotërojnë një automjet mund të aplikojnë online për leje qarkullimi provizore në rast humbjeje, vjedhjeje ose dëmtimi të lejes së qarkullimit, si dhe të kryejnë online pagesën përkatëse. Aplikimi për leje qarkullimi provizore në rast humbjeje apo vjedhjeje kryhet vetëm pas denoncimit në polici.

Baza ligjore:
- Ligji nr. 8378, datë 22.07.1998 Kodi Rrugor (i ndryshuar)
- VKM nr. 153, datë 04.07.2000 Rregullore në zbatim të Kodit (i ndryshuar)

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ju nevojiten për të marrë shërbimin online:
- Dokument i identifikimit të përdoruesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania).

Dokumente që duhet të dorëzoni në sportelin e drejtorive rajonale:
- Vërtetim i denoncimit nga organet e policisë (në rast humbje/vjedhje)
- Dokument identifikimi ose ekstrakti i QKB-së për bizneset

Hapat e procedurës
Për të marrë shërbimin:
- Regjistrohuni si qytetar ose si biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për leje qarkullimi provizore"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Aplikoni për leje qarkullimi provizore
- Kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online
- Paraqituni pranë sportelit të drejtorive rajonale për dorëzimin e dokumentacionit përkatës dhe për tërheqjen e lejes

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë, pas paraqitjes pranë sportelit të drejtorive rajonale

Periudha e vlefshmërisë
Leja e qarkullimit provizore ka afat vlefshmërie 30 ditë

Kostot
500 lekë

Më shumë
Orari: Nga e hëna në të premte 08.00 - 16.00

Kontakti
Adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, dokumenti bashkëlidhur

Adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor

Shkarko skedën ADISA