Aplikim për certifikatë pronësie mjeti

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve dhe bizneseve të aplikojnë online për të marrë certifikatën e pronësisë së mjeteve që ata zotërojnë si dhe të paguajnë online koston përkatëse të aplikimit

"Aplikim për certifikatë pronësie mjeti" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve dhe bizneseve të aplikojnë online për të marrë certifikatën e pronësisë së mjeteve që ata zotërojnë, si dhe të kryejnë online edhe tarifën përkatëse.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumenti i identifikimit të përdoruesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania).

Hapat e procedurës
Për të marrë shërbimin online:
- Regjistrohuni si qytetar ose si biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin "Publikimi i certifikatës së pronësisë së mjetit”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni mjetin për të cilin do të aplikoni për certifikatë pronësie dhe klikoni butonin "Apliko"
- Kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online
- Paraqituni pranë sportelit të drejtorive rajonale për tërheqjen certifikatës së pronësisë

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
2000 lekë

Kontakti
Adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, dokumenti bashkëlidhur

Adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor

Shkarko skedën ADISA