Sesioni juaj po skadon!


Ekstrakt i thjeshtë/historik (Biznes)

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky shërbim elektronik u mundëson bizneseve që të shkarkojnë online dhe me vulë elektronike me vlerë ligjore ekstraktin historik dhe të thjeshtë të biznesit të tyre nga Regjistri Tregtar i QKB-së

Shërbimi elektronik "Ekstrakt i thjeshtë/historik(Biznes)" u ofrohet përdoruesve të tipit “biznes” në portalin qeveritar e-albania për të marrë një informacion të detajuar mbi të gjitha të dhënat e regjistruara si dhe historikun e veprimeve të kryera për çdo subjekt në regjistrin tregtar të QKB-së. Ekstrakti/et gjenerohet/n nga sistemi i QKB-së dhe shkarkohet menjëherë online dhe me vulë elektronike me vlerë ligjore nga subjekti i interesuar.

Mbështetur në nenin 67 të Ligjit Nr. 9723, datë 03.05.2007 "Për Qendrën Kombëtare të Biznesit", i ndryshuar, çdo person, ka të drejtë të marrë pa pengesa, në format elektronik, sipas dëshirës, ekstrakte për të dhënat e regjistruara të çdo subjekti. Ekstraktet mund të lëshohen për të dhëna të caktuara të subjekteve dhe/ose për historikun e veprimeve të kryera nga një subjekt.

Llojet e ekstrakteve:
- Ekstrakt i thjeshtë – Klikoni këtu për manualin
- Ekstrakt historik – Klikoni këtu për manualin

Këto ekstrakte, ofrohen për të gjitha kategoritë e mëposhtme të bizneseve:
- Shoqëri Aksionare
- Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar
- Shoqëri e Kursim Kreditit
- Për degët ose zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja
- Shoqëri e Bashkëpunimit Reciprok
- Shoqëri e Bashkëpunimit Bujqësor
- Shoqëri Komandite
- Shoqëri e thjeshtë
- Shoqëri Kolektive

Dokumentacioni i nevojshëm
- NUIS i biznesit (i nevojshëm për t'u identifikuar në portal)

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-albania
- Zgjidhni shërbimin "Ekstrakt i thjeshtë/historik (Biznes)"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Konfirmoni NUIS-in për të cilin kërkoni të shkarkoni ekstraktin
- Zgjidhni nëse interesoheni për ekstraktin e thjeshtë apo historik
- Shtypni butonin "Shkarko dokumentin e vulosur"
- Ekstrakti i kërkuar do t'ju shkarkohet menjëherë i vulosur elektronikisht

Për instruksione mbi procedurën e aplikimit mund të shkarkoni manualin më sipër

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Kontakti
info.qkr@qkr.gov.al

Shkarko skedën ADISA