Taksat e automjeteve

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky shërbim elektronik mundëson publikimin online të taksave të automjeteve në zotërim të qytetarëve e bizneseve dhe pagesën e tyre online.

Ky shërbim elektronik mundëson publikimin online të taksave të automjeteve në zotërim të qytetarëve dhe bizneseve (Ligji nr. 9975, datë 28.07.2008 "Për Taksat Kombëtare", i ndryshuar), duke u mundësuar gjithashtu t'i paguajnë ato online.

Shënim:
Në rastin kur shërbimi shfaq: "Nuk ka të dhëna!", arsyet e mosshfaqjes së të dhënave janë:
-Nuk ka automjete të regjistruara në pronësi të qytetarit.
-Ekzistojnë raste kur ka automjete të regjistruara në pronësi të qytetarit, por në të dhënat e pronarit nuk është i regjistruar NID-i i tij.
Në këto raste lutemi që qytetari të drejtohet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të regjistruar me NID (numrin e identifikimit) ose me emër/atësi/mbiemër automjetin/et e tij.

Dokumentacioni i nevojshëm
-Dokument i identifikimit të kërkuesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania).

Hapat e procedurës
Për të përdorur shërbimin duhet të:
-Regjistroheni si qytetar ose si biznes në portal;
-Zgjidhni shërbimin "Taksat e automjeteve"
-Klikoni butonin" Përdor" për të parë automjetet që dispononi.
-Zgjidhni mjetin për të cilin dëshironi të shikoni taksat përkatëse dhe klikoni butonin "Zgjidh".
-Klikoni butonin " Llogarit" në rast se keni taksa të papaguara për të parë vlerën e tyre.
-Nëse dëshironi të kryeni pagesën e taksave të papaguara, shtypni butonin "Paguaj" dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
1 vit

Kontakti
Adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, dokumenti bashkëlidhur

Adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor
Shkarko skedën ADISA