Korrigjim gabimesh në certifikatën e pasurisë së paluajtshme

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim për korrigjim gabimesh në certifikatën e pasurisë së paluajtshme shoqëruar me një dokument vërtetues të këtij gabimi.

Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim për korrigjim gabimesh në certifikatën e pasurisë së paluajtshme shoqëruar me një dokument vërtetues të këtij gabimi.
1. Regjistruesi korrigjon gabimet materiale në certifikatë dhe/ose kartelën e pasurisë së paluajtshme, me kërkesë të pronarit, në rastet e mëposhtme:
- në rastin e gabimeve ose mungesave që nuk prekin interesat e një pronari tjetër;
- kur, pas një rilevimi, del se një sipërfaqe e treguar në kartelë nuk është në përputhje me aktin e fitimit të pronësisë. Në këtë rast, regjistruesi njofton më parë të gjithë personat e shënuar në regjistër, të cilët janë të interesuar ose që preken nga ky korrigjim i propozuar;
- me vërtetimin e ndryshimit të emrit ose adresës së një pronari dhe me kërkesën me shkrim të pronarit, regjistruesi regjistron ndryshimin në kartelë.
2. Kur regjistruesi vëren se në certifikatë ka gabime materiale, lëshon certifikatë të re, pasi janë depozituar certifikatat e mëparshme të pronësisë.
3. Urdhri i regjistruesit për korrigjimin e kartelës, në rastet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, mund të rishikohet nga Kryeregjistruesi.

Pas dërgimit të aplikimit drejt ZRPP-së, ai do të procesohet nga specialisti i ZRPP-së dhe në varësi të informacionit kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me e-mail, dërgimit të përgjigjes elektronike tek “Dokumentet e mia” në profilin e qytetarit në e-Albania, si dhe me shërbim postar nëse qytetari kërkon përgjigjen në format letër.

Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP), në zbatim të Ligjit Nr. 33/2012 bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme funksionon Regjistri Elektronik i Përpunimit të Kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalisht, në regjistër regjistrohen numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimit të afatit për trajtim, sipas rendit kronologjik.

Kërkuesi, që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ZRPP-ja, pajiset me një numër identifikimi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronike dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit tek “Dokumentet e mia” në e-Albania dhe informimit me e-mail për shkarkimin e përgjigjes elektronike. Gjithashtu, nëse qytetari dëshiron përgjigjen në format letër, e merr nëpërmjet shërbimit postar. Çdo tarifë për shërbimin në ZRPP-së, paguhet në llogarinë bankare të Zyrës së Regjistrimit.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi i përdoruesit: Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania)
- Dokument pronësie
- Planrilevimi
- Kërkesë me shkrim (e skanuar) nga i interesuari ku përfshihen të dhënat e nevojshme për identifikimin e pasurisë
- Vërtetim nga organi që ka kryer gabimin material


Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin "Korrigjim gabimesh në certifikatën e pasurisë së paluajtshme”
- Klikoni butonin" Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi Zyrën vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, mbi pronën, mbi shërbimin/shërbimet e kërkuara dhe taksat e nevojshme.
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit
- Shkarkoni mandatpagesën me të cilën mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën e nevojshme.
- Punonjësi i ZRPP-së proceson kërkesen e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
8 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
700 lekë

Kontakti
Tel: +355 4 2 403 301 || Fax: +355 4 2 403 306