Sesioni juaj po skadon!


Aplikim për vërtetim konsullor mbi të dhënat e sakta

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë, rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për t'u pajisur më pas, nëpërmjet shërbimit postar, me vërtetimin konsullor mbi të dhënat e sakta

"Aplikim për vërtetim konsullor mbi të dhënat e sakta " është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për t'u pajisur më pas, nëpërmjet shërbimit postar, me vërtetimin konsullor mbi të dhënat e sakta. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Kthimi i përgjigjes kryhet me e-mail tek qytetari dhe njoftohet gjithashtu për dërgimin e vërtetimit konsullor mbi të dhënat e sakta me postë në adresën e qytetarit.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokumentet me mospërputhje të dhënash, dy dokumenta (p.sh. leje drejtimi dhe pasaporta ose ID, ose leje qëndrimi)

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për vërtetim konsullor mbi të dhënat e sakta”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat e sakta në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Me anë të e-mail-it do të njoftoheni për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin me postë

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
5 ditë


Periudha e vlefshmërisë
6 muaj

Kostot
30 euro