Aplikim për vërtetim konsullor mbi të dhënat personale

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë, rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për t'u pajisur më pas, nëpërmjet shërbimit postar, me vërtetimin konsullor mbi të dhënat personale

"Aplikim për vërtetim konsullor mbi të dhënat personale" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë, rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për t'u pajisur më pas, nëpërmjet shërbimit postar, me vërtetimin konsullor mbi të dhënat personale. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Kthimi i përgjigjes kryhet me e-mail tek qytetari dhe njoftohet gjithashtu për dërgimin e vërtetimit konsullor mbi të dhënat personale me postë në adresën e qytetarit.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare ose certifikatë lindje shqiptare ose dokument apo certifikatë lindje e huaj)

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për vërtetim konsullor mbi të dhënat personale”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Me anë të e-mail-it do të njoftoheni për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin me postë

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
5 ditë


Periudha e vlefshmërisë
6 muaj

Kostot
30 euro