Gjurmimi i çështjeve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Më shumë
Logo e institucionit
Përdor shërbimin

Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!


Hyr Regjistrohu

Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që të kontrollojnë statusin e çështjes së hapur, për aplikimin që kanë dërguar drejt ZRPP

Shërbimi "Gjurmimi i çështjeve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme" u mundëson qytetarëve të kontrollojnë online statusin e aplikimit që kanë dërguar drejt ZRPP. Pasi dërgon aplikimin për një shërbim të caktuar drejt ZRPP, qytetari merr në përgjigje një numër reference aplikimi i cili identifikon kërkesën e tij drejtuar institucionit. Nëpërmjet këtij numri, qytetari mund të gjurmojë se në cilin hap procesimi ndodhet kërkesa e tij në ZRPP

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi i përdoruesit - kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania)

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin " Gjurmimi i çështjeve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”
- Klikoni butonin" Përdor"
- Në formën që hapet vendosni numrin referencë të aplikimit dhe shtypni butonin "Gjurmo..." për të parë detajet e aplikimit

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa Afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Rr: “Jordan Misja”, Nr. 37, Tirane, Albania

Kontakti
Tel: +355 4 2 403 301 || Fax: +355 4 2 403 306