Sesioni juaj po skadon!


Aplikim për fitimin e shtetësisë shqiptare me dhënie

Më shumë
Logo e institucionit

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për shtetësi me dhënie.

"Aplikim për fitimin e shtetësisë shqiptare me dhënie" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezident në vende të ndryshme të huaja, të aplikojnë online për të marrë më pas shtetësi me dhënie. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari ka detyrim të paraqitet në Përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentet origjinale.Të gjitha dokumentet e lëshuara në Republikën e Shqipërisë pranohen kur janë nënshkruar nga titullari i institucionit, që i lëshon ato. Nuk ka nevojë për vulë apostile apo legalizimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Tiranë.

Për aplikuesit e martuar, në dokumentet e lëshuara nga zyrat e gjykatës, prokurorisë, përmbarimit, njësisë administrative dhe ato të gjendjes gjyqësore, duhet të figurojnë të dy mbiemrat, në se aplikuesi/ja e ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit/es.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Kërkesa e shtetasit (të huaj) drejtuar presidentit të Republikës (kërkesa të përmbajë identitetin e plotë të kërkuesit (emër mbiemër, datëlindje, vendlindje), adresën e saktë të vendbanimit të tij të përhershëm, si dhe adresën (nr.telefoni), ku pret informim për ecurinë e aplikimit të tij, arsyet e kërkesës për shtetësinë shqiptare. Kërkesa nënshkruhet me emër mbiemër e firmë nga kërkuesi)
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit
- Certifikatë lindje
- Certifikatë familjare
- Dëshmi penaliteti e legalizuar ose e pajisur me vulë apostille dhe e përkthyer
- Dokumentacion mbështetës që vërteton se është pasardhës në vijë të drejtë nga një shtetas me origjinë shqiptare, deri në dy shkallë (duhet të paraqiten dokumentat që vërtetojnë origjinën shqiptare të paraardhësit. Gjithashtu, dokumenta që vërtetojnë lidhjen familjare me paraardhësin. Fakti i provimit të lidhjes familjare, mund të provohet me çdo certifikatë zyrtare të gjendjes civile, certifikatë trashëgimie, vendim gjyqësor, apo çdo dokument tjetër zyrtar që provon këtë fakt p.sh certifikatë lindje apo vdekje e prindërve ose certifikatë lindje apo vdekje e gjyshërve)
- Formulari i kërkesës i firmosur (formulari tip B) – (formulari i firmosur dhe dokumentet origjinale, duhet të dorëzohen personalisht në Ambasadën/Konsullatën e Republikës së Shqipërisë pasi të keni marrë nga konsulli datën dhe orën e takimit për t'u paraqitur)

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për fitimin e shtetësisë shqiptare me dhënie”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për asistencën që kërkohet. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, do të njoftoheni me anë të email-it apo nëpërmjet numrit të telefonit (rast urgjent)
-Qytetari ka detyrim të paraqitet në Përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentet origjinale.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
3 muaj

Periudha e vlefshmërisë
3 muaj

Kostot
30 euro